LAJMI I FUNDIT:

Planet për ditëlindjen e 30-të të Jennifer Lawrence përfshijnë Greqinë dhe dy festa të mëdha

Planet për ditëlindjen e 30-të të Jennifer Lawrence përfshijnë Greqinë dhe dy festa të mëdha
Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images/Guliver)

Aktorja e popullarizuar amerikane, Jennifer Lawrence, ka filluar përgatitjet për ditëlindjen e saj të 30-të.

Biondja, e cila shquhet për jetën luksoze, sipas planeve do të kremtojë këtë ditëlindje me miqtë e fëmijërisë në Kentucky dhe më vonë në vilën e saj në Los Angeles.

E njëjta fillimisht kishte planifikuar të festonte ditëlindjen në Greqi me burrin e saj Cooke Maroney, me të cilin u martua tetorin e kaluar.


Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images/Guliver)

Megjithatë, ylli i “Mother” siç raporton The Mirror, ka vendosur të argëtohet në një festë me familjen në shtëpinë e saj në Kentucky dhe me miqtë që e kanë njohur gjatë gjithë jetës.

Ndërkohë më vonë, atë e pret edhe një festë tjetër me kolegë dhe yje të Hollywood-it në Los Angelos.

Të ftuara në festë do jenë edhe Emma Stone, Amy Schumer e Adele.

Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images/Guliver)

Jennifer ka treguar qartë se ajo nuk u bë aktore nga dëshira për të qenë e famshme, por për shkak të mënyrës sesi e bëri atë të ndjehet.

Megjithë rolet e mëdha e të suksesshme, ajo tani po kthehet në ekran në një seri projektesh të reja.

Lawrence së shpejti do të luaj së bashku me Cate Blanchett në komedinë “Don’t Look Up”. /Telegrafi/

Jennifer Lawrence (Foto: Getty Images/Guliver)

Në trend Magazina

Më shumë

"Le t'i dridhet toka", G-Bani thur planin për të vënë në kurth Gjestin

Magazina
“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

“Xhaxhai ka dhënë jetën për këtë tokë! As varrin s’ia dimë”, flasin familjarët e Gjestit pas deklaratës së Jozit: Preku plagë të hapura

Magazina

"Ia dolëm", Parashqevi Simaku lirohet nga spitali i New York-ut - biznesmeni Elton Ilirjani publikon pamje të artistes

Magazina

"Ku ke qenë në luftën e Kosovës, çfarë ke bërë në 99' për vendin budalla", G Bani i drejtohet me fjalë të ashpra Gjestit pas përjashtimit të Jozit

Magazina
Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Gjesti tallet me Jozin pas daljes dhe i kushton këngë: Ai nuk është më me ne, na ka sharë e ofenduar - në fund Vëllai i Madh e ka përjashtuar

Magazina
Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Leonora Jakupi eskalon ndaj Jozi Markut: O i pa fe, o fëlliqësirë - e nderove babain tënd që ka qenë pjesë e UÇK-së

Magazina
Kalo në kategori