LAJMI I FUNDIT:

Me urdhër të policisë, Mozzik ndërpren shpërndarjen e albumit në qytetet e mbushura me fansa

Me urdhër të policisë, Mozzik ndërpren shpërndarjen e albumit në qytetet e mbushura me fansa

Rep-artisti me prejardhje nga Ferizaji, Mozzik, gjatë ditës së sotme (e shtunë) ka venodusr të shpërndajë albumin e tij në qytete të ndryshme.

Përmes një autobusi që ishte i dizajnuar me kopertinën e albumit, ai kishte zgjedhur disa qytete ku edhe takoi fansat e tij.


Por, përmes një postimi në rrjetin social Instagram, ai ka bërë të ditur se ka ndërprerë aktivitetin për shkak të urdhërave të Policisë së Kosovës.

https://www.instagram.com/p/CDja8DTlaWG/

“Për shkaqe të mediave mashtruese që nxisin panik, policia dha urdhër që ta ndërprejmë këtë iniciativë dhe më falni por më duhet ta anulojmë shpërndarjen e albumit në qytetet e radhës, duke respektuar vendimin dhe urdhrin e policisë”.

(Foto: Instastory)

“Gjithçka ishte në rregull, njerëzit ishin me maska dhe pa skandale dhe sherre. Do mundohemi ta gjejmë një mënyrë tjetër për shpërndarjen e albumit”.

“Ju dua të gjithëve. Ju media faleminderit, ia arritët”. Ka shkruar ai në mbishkrimin e fotografisë.

https://www.instagram.com/p/CCy5I8uFZXg/

Orë më parë gjatë kësaj dite, Mozzik kishte bërë edhe postim tjetër, duke thënë se mediat po ngjallin panik ndaj aktivitetit që ka ndërmarrë. /Telegrafi/