LAJMI I FUNDIT:

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë, ku të lënduar kanë mbetur dy persona.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.


“Sot rreth orës 11:00 në rrugën Prishtinë – Fushë Kosovë, ka ndodhur një aksident trafiku mes një veture dhe një kamioni, ku si pasojë e aksidentit dy persona janë lënduar”, tha Ahmeti.

Ahmeti theksoi se personat e lënduar janë dërguar për trajtim mjekësor dhe me rastin po merret Njësiti i Trafikut Rrugor. /Telegrafi/