LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Gjermanisë pozon pa maskë, akuzohet për standarde të dyfishta rreth respektimit të masave anti coronavirus

Presidenti i Gjermanisë pozon pa maskë, akuzohet për standarde të dyfishta rreth respektimit të masave anti coronavirus

Një fotografi nga pushimet në Tirolin Jugor shkaktoi një skandal politik në Gjermani, për shkak të mosrespektimit të masave kundër coronavirusit.

Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier pozoi pa maskë dhe distancën e nevojshme sociale me anëtarët e një orkestre muzikore, raporton n-tv.de.

Kritikët fajësojnë të parin e shtetit gjerman për standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për respektimin e rregullave anti COVID-19, sepse ato nuk po gjejnë zbatim tek ai gjersa po u bënë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat e vendosura nga qeveria gjermane.


Në fotografia shfaqet edhe presidenti i provincës italiane të Tirolit të Jugut, Arno Compacher, transmeton Telegrafi.

Kabineti i Steimierit tha se presidenti i kushton vëmendje rregullave të distancës dhe higjienës edhe gjatë pushimeve, por që është e qartë se kjo nuk mund të zbatohet gjithmonë në mënyrë optimale.

Me moton, “Coronavirusi nuk ekziston” - Mijëra protestues kundër qeverisë gjermane
Lexo po ashtu Me moton, “Coronavirusi nuk ekziston” - Mijëra protestues kundër qeverisë gjermane

“Është shumë e rëndësishme që ne jemi të vetëdijshëm çdo ditë se duhet të jemi të kujdesshëm”, shtohet mesazhi i kabinetit.

Ndryshe, Gjermania ka regjistrua 215 mijë raste me coronavirus gjersa kanë vdekur 9252 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Kina kundërpërgjigjet me tarifa ndaj mallrave amerikane

Botë
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze

Amerika
Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Trudeau: Tarifat amerikane në Kanada u ndërprenë për 30 ditë

Amerika
Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Trupat e Koresë së Veriut nuk janë duke luftuar më në Kursk, përkrah trupave ruse – thotë Seuli

Botë
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?

Amerika
Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Qindra turistë dhe vendas ikin nga ishulli grek i Santorinit pas paralajmërimeve për tërmet të fuqishëm

Greqia
Kalo në kategori