Bartni maskë pëlhure: Nëse nuk veproni kështu çdo ditë, rrezikoni pasojat në lëkurë dhe nuk ju mbrojnë nga coronavirusi!
Shumica e njerëzve në vend të maskave medicinale vendosin të përdorin maska pëlhure, sepse janë më praktike duke marrë parasysh se mund të përdoren disa herë
Bartja e maskës mbulon lëkurën dhe krijon ambient të ngrohtë, të lagësht që zvogëlon qarkullimin e oksigjenit deri në lëkurë, gjë që rezulton me ngufatje të lëkurës dhegrumbullimin e akneve, transmeton Telegrafi.
Veç kësaj, fakti që sekrecioni i hundës qëndron brenda maskës në një periudhë më të gjatë kohore dhe në kontakt të afërt me lëkurën, mund të rritet numri i baktereve të cilave lëkura u është e ekspozuar dhe kjo rezulton me rritje të njollave.
Pos problemeve me lëkurën, mund të ndikojë edhe në shëndetin tuaj, përkatësisht maska mund të mos jetë mbrojtje efikase dhe prandaj janë shanset më të mëdha nga infeksioni me coronavirus.
Është me rëndësi që të freskoni çdo ditë maskën në mënyrë që të pengoni përhapjen potenciale të Covid-19-shit apo të cilitdo mikrob tjetër te të tjerët.
Nëse nuk e lani maskën çdo ditë, krijohen baktere dhe mikrobe potenciale, gjë që maskën e bëjnë të paefektshme.
Maskën mund ta sterilizoni në makinën e larjes së rrobave apo ta lani me dorë në ujë të nxehtë.
Nëse maska juaj është nga materiali i cili nuk mund të lahet, atëherë shanset janë më të mëdha që duhet ta ndërroni pas një përdorimi.
Kur e vendosni dhe e hiqni, mbajeni vetëm për llastik dhe mos i prekni sytë, gojën dhe veshët.
Pasi që ta hiqni, lani mirë duart. Gjithashtu, kini parasysh që maskat e pëlhurës kanë afat qëndrueshmërie.
Nëse shihni që materiali është shqyer apo është zverdhur, hidheni poshtë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit