LAJMI I FUNDIT:

Selimi: Hashim Thaçi më dërgoi porosi që të mos flasë në Speciale, e vet foli katër ditë

Selimi: Hashim Thaçi më dërgoi porosi që të mos flasë në Speciale, e vet foli katër ditë

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi ka folur për Gjykatën Speciale dhe intervistwn e Presidentit Thaçi.

Selimi në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se Presidenti Thaçi ka porositur bashkëluftëtarët të mos flasin para Gjykatës Speciale e vet ka vepruar ndryshe.

“Ai u ka thënë bashkëluftëtarëve që të mbrohen në heshtje në mënyrë që ai vet kur ka shkuar në Hagë ka folur për ta”, tha ai, përcjell Telegrafi.


Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje thotë se personalisht është deklaruar disa herë se duhet të flitet dhe të mbrohet lufta e UÇK-së në Hagë.

“Nga ajo që kam folur unë në Gjykatën Speciale që nuk do të mbetet sekrete për shumë gjatë do të shihet që përfiton UÇK-ja”.

Selimi tregon edhe për porositë që i kishte dërguar Thaçi kur është ftuar nga Specialja.

“Ka pasur një presion ndaj meje që unë të heq dorë dhe të mos flasë në Gjykatën Speciale. Me Thaçin nuk kam pasur komunikim të drejtpërdrejt por porosi kam pasur nga të gjitha anët që të mos flasë atje [Gjykatën Speciale]. Kam pasur porosi nga Thaçi dhe njerëzit rreth tij që është më mirë të mbrohemi në heshtje. Por nuk e ka bërë vetëm në adresë time por ka bindur disa të tjerë për të cilët jam i sigurt se ka folur vet atje…Ai më së gjati ka folur në Spacile, katër ditë”, tha ndër të tjera Rexhep Selimi./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Mitrovicë, arrestohet një grua e dyshuar për spiunazh

Kronika e Zezë
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Karamuço: Dy deputetë të Kuvendit të Shqipërisë dhe dy biznesmenë dyshohet se kanë urdhëruar një vrasje

Lajme
Kalo në kategori