LAJMI I FUNDIT:

Oltion Bilalli nënshkruan marrëveshje profesionale me Balikesirspor

Oltion Bilalli nënshkruan marrëveshje profesionale me Balikesirspor
(Foto: Facebook/Balıkesirspor)

Oltion Bilalli ka nënshkruar marrëveshje profesionale me klubin turk Balikesirspor. Lajmi është konfirmuar nga klubi me bazë në Balikesir.

Anësori, i cili ka qenë pjesë e grupmoshave të reja të Gjilanit e ka bindur skuadrën turke me angazhimin e tij.

Ai ka qenë pjesë e ekipit U-19 të Balikesirspor në gjysmën e dytë te sezonit që lamë pas dhe tashmë pritet të zhvillohet me tutje si lojtar.


“Kemi nënshkruar kontratë profesionale prej 2+1 vitesh me futbollistin tonë Oltion Bilalli, i cili është lidhur me skuadrën tonë U-19 gjatë periudhës së transferimeve 2019/2020, falë relacioneve të dyanshme, falë ekipit tonë U-19”, shkruan në njoftimin e klubit.

Balikesirspor është një klub i themeluar në vitin 1966 dhe bën gara në ligën e dytë turke, TFF 1. Lig. /Telegrafi/