LAJMI I FUNDIT:

Prishtina zyrtarizon largimin e dy futbollistëve dhe i falënderon ata

Prishtina zyrtarizon largimin e dy futbollistëve dhe i falënderon ata

Edhe dy largime të tjera kanë ardhur nga skuadra e Prishtinës.

Mbrojtësi Labinot Ibrahimi dhe mesfushori mitrovicas Ergyn Ahmeti nuk janë më pjesë e klubit bardhekaltër.


Lajmi është konfirmuar nga vet skuadra kryeqytetase që i ka falënderuar lojtarët për kontributin dhe i ka uruar suksese.

Ibrahimi ishte pjesë e Prishtinës në edicionin e fundit pas rikthimit nga Partizani, teksa Ergyn Ahmeti ka qenë pjesë e prishtinasve që nga viti 2017.

Njoftimi i plotë i klubit bardhelaltër:

Faleminderit Labinot, Ergyn

Ibrahimit dhe Ahmetit, FC Prishtina iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës

Prishtinë, 6 gusht 2020 – Mbrojtësi 34 vjeç, Labinot Ibrahimi dhe mesfushori 24 vjeç, Ergyn Ahmeti, iu kanë skaduar kontratat dhe janë futbollistë të lirë.

Labinot Ibrahimi në Prishtinë ka luajtur për 4 sezone e gjysmë, 2009-2013 (në pranverë 2012 ishte i huazuar) dhe edicioni i sapo përfunduar, 2019/20, me çka ka regjistruar 139 paraqitje zyrtare (12 zëvendësuar, 14 zëvendësues dhe ka arritur 86 fitore, 25 barazime dhe 28 humbje) dhe ka shënuar 5 gola.

Ergyn Ahmeti ishte pjesë e Prishtinës për tre edicione rresht, nga edicioni 2017/18, 2018/19 dhe ky i fundit 2019/20. Për tre edicione, Ahmeti ka zhvilluar 84 ndeshje zyrtare (35 zëvendësuar dhe 25 zëvendësues duke shënuar 52 fitore, 18 barazime dhe 14 humbje) duke shënuar 9 gola, nga 3 gola për çdo sezon dhe ka asistuar në 5 gola.

FC Prishtina i falënderon për angazhimin maksimal me skuadrën tonë dhe iu dëshiron sukses në vazhdim të karrierës.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

Barcelona gjen zëvendësuesin e Lewandowskit në Angli

La Liga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

Barcelona ishte e para që e uroi Real Madridin, por tifozët madrilenët po e tallin dhe e kanë emëruar rivalin si “FC Urimi”

La Liga
Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Rezultatet dhe renditja pas javës së 32-të në Superligën e Kosovës: Kryesuesit nuk gabojnë, Fushë Kosova përshëndetet nga elita

Superliga
Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Skuadrat që përfitojnë më shumë nga fanellat e tyre – askush nuk mund të mposhtë numrin 1

Ndërkombëtare
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës

La Liga
Kalo në kategori