Kjo video virale tregon saktësisht se si maskat ndihmojnë në parandalimin e përhapjes së COVID-19
Një video virale ka demonstruar se si maskat në fytyrë ndihmojnë në ndalimin e përhapjes së infeksioneve të ajrit si COVID-19 .
Nga kanali në YouTube ‘It’s Okay To Be Smart’ i hulumtuesit shkencor dhe biologut Dr Joe Hanson, në video paraqitet një teknikë e lëvizjes së ngadaltë e quajtur ‘schlieren’ për të treguar sesi pikat udhëtojnë në rrymat e ajrit kur nxjerrim frymën, një proces ndryshe i padukshëm me sy të lirë dhe ndryshimi me ose pa maskë është mjaft i madh.
“Kjo tregon saktësisht pse maskat funksionojnë për të ngadalësuar infeksionin në ajër”, thotë Dr Hanson. “Është e rëndësishme të mbani mend që ne nuk mund të shohim grimca viroze në këto imazhe; ato janë shumë të vogla. Por viruset mbarten në atë frymëmarrje, ashtu si lumi mbart peshkun”.
Maska ndihmojnë në dy mënyra interesante. Së pari, është e rëndësishme të kuptoni që viruset nuk lundrojnë vetëm; ato fluturojnë me spërkla”, vazhdon Dr Hanson. “Shumica e pikave janë mjaft të rënda sa të bien në dy metra, por çdo person ose objekt brenda asaj distancë mund të preket me virus. Pa maskë, disa nga ato pika mund të avullojnë në grimca super të imëta të infeksionit që mund të notojnë në rryma ajri larg gojës ose hundës suaj”, transmeton Telegrafi.
“Me një maskë të vënë – në hapësirën e ngrohtë dhe të lagësht midis gojës dhe maskës – spërklat më të mëdha nuk kanë kohë të avullojnë dhe ato mund të kapen nga pëlhura të zakonshme. Nëse ndihet nxehtë dhe lagësht (nën maskën tuaj), kjo do të thotë se po funksionon”.
“Mënyra e dytë që funksionon maska është që çdo spërkël, tani ka më pak vrull … që do të thotë se spërkla nuk do të udhëtojnë aq larg”.
Video më poshtë e tregon më së miri këtë proces:
/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Të ngrënit në këtë kohë shoqërohet me shtim të konsiderueshëm në peshë, thotë një studim i ri
Aktiviteti i tepërt fizik çon në fertilitet? Ja ç’thonë studiuesit
Çfarë është sindroma e dhimbjes miofasciale që shkakton ngurtësi të vazhdueshme?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"Dhëmbët, flokët e veshët" - Gani Gërmia me ndryshime drastike në pamje
Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve
Blero flet për takimin me Afronën: Kur e pashë atë duke qarë, më doli loti - edhe burrat qajnë
Reagojnë zyrtarët e lartë të SHBA-së pas lajmit se Hamasi e ka "pranuar marrëveshjen"
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë
Luiz Ejlli thyen heshtjen, flet për padrejtësitë në Big Brother: Më përdorën familjen, por çmimin e madh e fitova në momentin që më tha Kiara 'PO'