Koordinatori për dialogun Kosovë-Serbi, Skender Hyseni që po qëndron në Washington ka njoftuar se ka zhvilluar takime e biseda telefonike me zyrtarë të lartë amerikan, ku temë e këtyre bisedave ka qenë marrëveshja gjithëpërfshirëse me Serbinë dhe njohja e ndërsjellë Kosovës e Serbisë.
Hyseni përmes postimeve në Facebook ka bërë të ditur se ka biseduar me të dërguarin e posaçëm të presidentit Donald Trump, ambasadorin Richard Grenell.
Koordinatori për dialog tha se biseda me Grenell ishte për normalizimin e raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive.
“Sot në pamundësi të takimit në Washington (Ambasadori Grenell ishte në Kaliforni) pata një bisedë të gjatë telefonike me Ambasadorin Richard Grenell i Dërguar i Posaçëm i Presidentit Trump. Bisedën e përqendruam në aspekte të veçanta të zhvillimeve në Kosovë dhe rajon. Amasadori Grenell mbetet i përkushtuar dhe i angazhuar fuqishëm rreth dialogut Kosovë-Serbi i cili duhet të përmbyllet me njohje të ndërsjellë. Normalizimi i raporteve përmes zhvillimit ekonomik dhe mbështetja e projekteve investive mbeten ne fokus të agjendës dhe përkushtimit të Ambasadorit Grenell”, shkruan Hyseni.
Kurse, gjatë qëndrimit të tij në Washington, Hyseni njoftoi se ka takuar edhe zëvendës asistent-sekretarin për Evropë dhe Euroazi në Departamentin Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, drejtorin e lartë, Ryan Tully, drejtoren për Evropë në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë si dhe sot në Senatin amerikan është pritur për një takim me senatorin republikan Ron Johnson.
“Me Senatorin Johnson i cili është aktivisht i interesuar për raportet Kosovë Serbi bëmë një bisedë të hapur rreth dialogut dhe perspektivës së një marrëveshje gjithëpërfshirëse për njohje reciproke dhe normalizim midis Republikës së Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Hyseni në Facebook.
“Po sot, në zyrat e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Washington, prita për një takim të veçantë edhe z. Caleb Charles McCarry nga zyra e Shefit Ekzekutiv të Korporatës Finanaciare Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (U.S. International Development Finance Corporation -DFC). Biseduam për një varg idesh për projekte investive që kjo korporatë synon të zbatojë në infrastrukturë dhe fusha tjera në Kosovë dhe rajon. Po ashtu sot pata një takim dhe bisedë shumë përmbajtjesore me z. James Carafano, z.President i Insitutit Davis të Fondacionit Heritage për Siguri Nacionale dhe Politikë të Jashtme. E falenderova z. Carafano për përkrahjen e madhe që Heritage Foundation i ka dhënë Kosovës dhe ushtrisë së saj”, shkruan Hyseni. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëSa mjekë e infermierë nuk ishin në vend të punës gjatë kontrollit të komisionit të QKUK-së në vitin 2023?
"Kosova mund të zbatojë njëanshëm Marrëveshjen e Brukselit", analistët: Deklaratat e presidentes, produkt i presionit ndërkombëtar
Aksident mes tri veturave në Ferizaj, pesë të lënduar
Subvencionet për familjet me asistencë sociale jo efektive, thonë ekspertët
Vëllau i Liridona Ademajt: Fëmijët janë të brengosur nga fakti që e panë se si babai i tyre e shtrëngoi për krahu nënën e tyre që të kryhet më lehtë vrasja
Shpallen martirë nga Vatikani edhe dy klerikë shqiptarë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët