Një vajzë 7-vjeçare ka humbur jetën pasi i ishte sot nënshtruar një rezonance magnetike në një Institucion Shëndetësor Privat, rast i cili nga policia po cilësohet si vdekje e dyshimtë.
Ministria e Shëndetësisë ka dhënë detaje në lidhje me këtë rast, ku e ditur se Inspektorati Shëndetësor ka marrë deklaratat e mjekëve të ndërrimit, sipas të cilëve kur pacienti kishte arritur i transferuar aty, ishte pa shenja jete dhe përkundër reanimimit kardio-pulmonor të ekipit të emergjencës, për rreth dy orë, nuk kishte mbijetuar .
“Me kërkesë të Policisë së Kosovës, sot me datë 4 gusht 2020, Inspektorati Shëndetësor i Ministrisë së Shëndetësisë ka shkuar për të kryer një inspektim specifik në Institucionin Shëndetësor Privat “CT Scaner” në lagjen Ulpiana të Prishtinës, me themelues A.K. Për shkak se institucioni në fjalë në momentin e paraqitjes së inspektorëve shëndetësor para hyrjes së tij ishte i mbyllur nga ana e Policisë së Kosovës, pas disa informacioneve të marra nga Policia dhe banorët në afërsi të IPSh në fjalë, inspektorët shëndetësor kanë shkuar në Klinikën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ku ishte transferuar një pacient-fëmijë (T.H., viti i lindjes 2013), i cili paraprakisht, i ishte nënshtruar rreth orës 10:00, një ekzaminimi MRI (Rezonancë Magnetike) në IShP “CT Scaner”, të caktuar një ditë më herët. Për të bërë ekzaminimin, fëmija kishte shkuar i shoqëruar në këtë institucion privat nga të dy prindërit e tij”, thuhet në komunikatën e MSH-së.
Sipas dyshimeve, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore gjatë ekzaminimit në IPSh “CT Scaner”, pacienti ishte transferuar në Klinikën Emergjente të QKUK-së, nga ekipi i Mjekësisë Urgjente të Prishtinës, shoqëruar nga një mjek specialist i Anesteziologjisë me Reanimacion i institucionit privat ku ishte kryer ekzaminimi.
“Me të arritur në Klinikën Emergjente-QKUK, Inspektorati Shëndetësor ka marrë deklaratat e mjekëve të ndërrimit, sipas të cilëve kur pacienti kishte arritur (i transferuar aty, ishte pa shenja jete dhe përkundër reanimimit kardio-pulmonor të ekipit të emergjencës, për rreth dy orë, nuk kishte mbijetuar. Inspektorati Shëndetësor vazhdon hetimet rreth këtij rasti dhe së shpejti do të hartojë raportin përfundimtar rreth të gjeturave të inspektimit në këtë rast”, thuhet në komunikatë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Akuzat e Berishës ndaj Majkos, reagon SPAK
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles