LAJMI I FUNDIT:

Shkaku COVID-19, çdo shtatë minuta ka humb jetën një person gjatë 24 orëve të fundit në Iran

Shkaku COVID-19, çdo shtatë minuta ka humb jetën një person gjatë 24 orëve të fundit në Iran

Irani ka regjistruar 212 vdekje shtesë të lidhura me coronavirus gjatë 24 orëve të kaluara, duke sjell numrin e vdekjeve në 17.617, tha të martën zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Sima Sadat Lari.

Ka pasur 2,751 infeksione të reja me COVID-19, duke e dërguar numrin e përgjithshëm të rasteve në 314.786, shtoi Lari, raporton CNN.


Në Iran, vendi më i goditur në Lindjen e Mesme nga COVID-19, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, ka humbur jetën një person çdo shtatë minuta për shkak të coronavirusit, tha të hënën televizioni shtetëror iranian, duke cituar zv. ministrin e shëndetësisë, transmeton Telegrafi.

Rastet e coronavirusit filluan të rriten përsëri në vend pasi qeveria iraniane hoqi kufizimet në mes të prillit, me vdekje rekord të raportuar gjatë muajit korrik, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbajtja e maskës për fytyrë është e detyrua prej muajit të kaluar për të luftuar rritjen e numrit, tha agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

Muaji islamik i Muharremit gjithashtu pritet të fillojë në 21 gusht, ku shiitët zakonisht mblidhen në turma dhe vajtojnë vdekjen e Imam Huseinit. Presidenti iranian Hassan Rouhani tha muajin e kaluar se ceremonia fetare do të mbahet pas masave specifike shëndetësore dhe parandaluese. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit

Azia
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Kievi mund të sulmojë me armë britanike Rusinë

Evropa
Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Komandanti i Azov kritikoi Zelenskyn: Ne nuk kemi qasje në armët perëndimore, po e mbrojmë vendin me gjak

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori