LAJMI I FUNDIT:

Pse po bien numrat e vdekjeve, por po rriten rastet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar?

Pse po bien numrat e vdekjeve, por po rriten rastet me COVID-19 në Mbretërinë e Bashkuar?

Për më shumë se një muaj, vdekjet në Mbretërinë e Bashkuar kanë kaluar në nivele pak më poshtë se që pritej në këtë kohë të vitit shkaku i COVID-19.

Mund të duket e çuditshme që vdekjet po bien ndërsa rastet po rriten, raporton televizioni publik britanik, BBC.


Por ka tre arsye të mëdha pse po ndodhë kjo, thuhet në një analizë të televizionit.

Shumë nga vdekjet e raportuara deri më 24 korrik mund të vijnë nga infeksione që kanë ndodhur në fillimit të muajit. Në këtë formë duhet kohë që numrat e rasteve të përkthehen në vdekje, transmeton Telegrafi.

Arsyeja e dytë ka të bëjë me rritjen shumë të ngadaltë të rasteve – ato u dyfishuan çdo tre deri në katër ditë në muajin mars dhe është më afër të dyfishohen çdo gjashtë deri në tetë javë.

Kjo është një rritje shumë graduale, që do të marrë ca kohë që të përkthehen në shifra të vdekjes nëse 1 për qind e infeksioneve përfundojnë me fatalitet.

Në rast se për momentin po infektohen vetëm të rinj në moshë, kjo normë e vdekjes do të jetë edhe më e ulët që do të thotë se nuk do të shohim një rritje për mjaft kohë.

Ndryshe, Britania e Madhe deri më tani ka regjistruar 306 mijë raste të infektuarve me coronavirus dhe kanë ndërruar jetë 46210 persona. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerikani u kthye nga varrimi i xhaxhait dhe gjeti të bijën duke luajtur letra – pyeti kush fiton dhe përgjigja e tmerroi

Amerika
Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Në njërën dorë kryqin, në tjetrin Kuranin duke u djegur në Malmo - video dramatike u transmetua live në rrjetet sociale

Evropa
Kalo në kategori