LAJMI I FUNDIT:

India regjistron për të gjashtën ditë radhazi mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

India regjistron për të gjashtën ditë radhazi mbi 50 mijë raste të reja me COVID-19

India duket se po përjeton një valë të re të personave të infektuar me coronavirus.

Në shteti indian janë regjistruar 52.050 rasteve të reja me COVID-19 gjersa janë raportuar edhe 803 të vdekur, raporton BBC.


Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies kjo është dita e gjashtë rresht me mbi 50 mijë raste të reja, transmeton Telegrafi.

Më shumë se gjysma e banorëve të Mumbait mund të jenë infektuar me COVID-19
Lexo po ashtu Më shumë se gjysma e banorëve të Mumbait mund të jenë infektuar me COVID-19

Shteti ka regjistruar deri më tash mbi 1.85 milionë raste me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 38.938 sipas shifrave zyrtare, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se 586.298 raste janë aktive, ndërsa mbi 1.23 milionë pacientë llogariten të shëruar.

Kujtojmë se SHBA-ja kryeson me 4.7 milionë raste dhe me mbi 155 mijë persona kanë ndërruar jetë. /Telegrafi/