Sindikatat dhe shoqatat: Të tërhiqet vendimi për shtrenjtimin e energjisë elektrike
Sindikatat dhe shoqatat në Maqedoni në mënyrë më të ashpër reagojnë ndaj vendimit të Komisionit rregullator për energjetikë për shtrenjtimin e energjisë elektrike për 7,4 për qind dhe kërkojnë që ai të tërhiqet.
“Revolton që vendimi sillet gjatë krizës më të madhe nga kohë më e re, kur mijëra njerëz mbesin pa punë ose marrin ulje të pagave, si dhe në periudhën kur zbardhen keqpërdorime të ndryshme nga ana e kompanive të cilat kanë marrë ndihmë shtetërore, e nuk u kanë paguar paga punëtorëve. Me propozim vendim të tillë të dëmshëm edhe njëherë konfirmohet se goditja më e madhe nga kriza do të jetë ndaj më të rrezikuarve ekonomikë dhe punëtorëve”, thuhet në kumtesën e Sindikatës së pavarur të gazetarëve dhe punonjësve mediatik (SPGPM).
Prej atje theksojnë se revolton elaborimi i kryetarit të Komisionit rregullator për energjetikë, se çmimi është dashur të rritet, për shkak të të ardhurave të zvogëluara të kompanive energjetike.
Shtojnë se revolton edhe ajo që vendimi është sjell gjatë natës, pa asnjë konsultim publik, në mes të verës, para fundjavës së vazhduar dhe festës shtetërore, kur qytetarët nuk kanë shumë hapësirë për të reaguar në të.
Nga SPGPM-ja tregojnë edhe se shumë shtete evropiane në këtë krizë kanë sjell vendime me të cilat i kanë anuluar ose i kanë mbuluar llogaritë për energji elektrike ose e kanë ulur çmimin e energjisë elektrike.
“Shteti ynë, i cili ka varfëri dhe papunësi më të lartë në tërë Evropën, ka obligim edhe më të madh të sjell ndonjë masë të tillë, në vend që të rritë çmimin e rrymës. Për shkak të kësaj, kërkojmë që Komisioni rregullator për energjetikë menjëherë ta tërheq Vendimin për rritjen e çmimit të rrymës!”, thuhet në kumtesë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
Verma: Shpresojmë për një shkallë normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë që do të çonte te njohja e ndërsjellë
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles