Nga: Nevila Dervishi
Renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët, në një studim të kohëve të fundit të kryer nga profesori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë, Çlirim Bidollari, nxirrte në krye ata që janë trashëguar e përdoren nga popullsia e lidhur me besimin mysliman.
Kështu, në gjashtë mbiemrat më të përdorur janë Hoxha, Shehu, Prifti, Çela, Leka dhe Dervishi, të paktën tre prej tyre – Hoxha, Shehu dhe Dervishi – kanë lidhje me këtë përkatësi të besimit fetar.
Për habi, renditja e mbiemrave më të përdorur nga shqiptarët ka ndryshuar me kalimin e kohës. Këtë e vërteton një studim i tashmë historianit Paskal Milo, i cili është mbështetur në të dhëna statistikore të regjistrimit të vitit 1945.
Sipas artikullit të Paskal Milos, të publikuar në vitet 1970 në një gazetë të kohës së komunizmit, renditja e mbiemrave më të përdorur në Shqipërinë e 1945 ishte kështu: Në vendin e parë mbiemri “Hoxha”, në vendin e dytë “Çela”, që mund të jetë mbiemër pagan, në vend të tretë dhe të katërt mbiemrat “Gjoni” dhe “Kola”, të përhapur kryesisht mes popullsisë së besimit katolik dhe i pesti në radhë, mbiemri “Dervishi”, sërish një mbiemër që ka lidhje me besimin mysliman.
Mbiemrat nisën të përdoreshin nga shoqëria njerëzore rreth shekullit të XII-të me qëllim dallimin mes njerëzve dhe sidomos për shmangien e martesave brenda fisit. Fillimisht mbiemrat u përdorën nga shtresat e pasura të popullsive, më pas nga klerikët dhe më vonë nga shtresat e popullit të thjeshtë./ABC News/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe