LAJMI I FUNDIT:

Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

Osmani: 31 vdekje për dy ditë, duhet të jenë alarm për institucionet

Kryeparlamentarja Vjosa Osmani ka reaguar pas shtimit të rasteve me përfundim fatal si pasojë e coronavirusit, ku vetëm në dy ditët e fundit në vendin tonë janë konfirmuar gjithsej 31 vdekje.

Ajo në një postim në Facebook ka thënë se dhimbja e 227 familjeve që deri më sot kanë humbur më të dashurit e tyre nga kjo sëmundje e rrezikshme, duhet të shërbejë si një alarm për institucionet, të cilat kanë për detyrë të mbrojnë jetën e qytetarëve.

“31 familje po i varrosin më të dashurit e tyre, që humbën jetën dje (16) e sot (15) nga virusi Covid-19. Ditët e festave janë ditë kur zotërojnë gëzimi e hareja, por sot, disa familje po i japin lamtumirën e fundit atyre që i deshën më së shumti. Lutem që Zoti t’ua lehtësojë dhimbjen në këto kohë të rënda e për humbjen e madhe jo vetëm për familjet por për gjithë shoqërinë tonë”, thotë ajo.


Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë
Lexo po ashtu Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Osmani ka lutur qytetarët të kenë kujdes të shtuar, tani për festën e Kurban Bajramit.

“Prandaj nëse u shkon mendja që për këtë Bajram t’i injoroni këshillat e mjekëve për festë nga distanca, ju lus mendoni për 227 familjet që sot kanë dhimbje për fëmijët, vëllezërit, motrat apo prindërit e tyre, të cilët i humbën për shkak të pandemisë”, shkruan Osmani.

Kryeparlamentarja, ka ngushëlluar familjet e viktimave nga COVID-19.

“Dhimbja e tyre le të shërbejë si alarm për të gjithë për rrezikun e këtij virusi e në veçanti për institucionet që e kanë për obligim të mbrojnë jetën e qytetarëve.Ngushëllime edhe njëherë të gjitha familjeve që humbën më të dashurit”, ka shkruar në fund, njofton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Kalo në kategori