LAJMI I FUNDIT:

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Në 24 orët e fundit kanë vdekur edhe 15 persona të infektuar me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se ka shkuar gjithsej në 227 numri i pacientëve të konfirmuar me COVID-19, të cilët kanë vdekur, derisa dje ky numër ishte 212 persona.

Në bazë të këtyre të dhënave, del se në 24-orët e fundit kanë humbur jetën edhe 15 persona të infektuar me COVID-19, ndërsa IKSHPK njoftoi se janë konfirmuar si të infektuar edhe 226 raste, të shpërndara nëpër qytete të ndryshme të Kosovës.


Edhe 226 raste pozitive me COVID-19 dhe 115 të shëruar në Kosovë
Lexo po ashtu Edhe 226 raste pozitive me COVID-19 dhe 115 të shëruar në Kosovë

Sipas njoftimit të IKSHPK-së, për momentin janë edhe 3 mijë e 2 raste aktive me COVID-19 në gjithë Kosovën.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 459 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren prej të cilëve rezultojnë 226 raste pozitive. Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 115 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 4.578 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.525”, thuhet në komunikatën për medie. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori