LAJMI I FUNDIT:

Bashkësia Islame: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

Bashkësia Islame: Nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, në një adresim para mediave ka konfirmuar se për shkak të gjendjes së rënduar me COVID-19 nuk do të falet namazi i Kurban Bajramit nëpër xhamitë e Kosovës.

Ai ka thënë se këtë hap e kanë ndërmarrë për të ruajtur shëndetin publik.

Po ashtu Tërnava ka bërë apel që të mos ketë vizita familjare si dhe të mos ketë tubime në vende publike.


“Për këtë Kurban Bajram kemi ndjenja të përziera si asnjëherë më parë. Megjithëse jemi në vigjilje të Kurban Bajramit, për shkak të pandemisë, nuk po e presim këtë Bajram ashtu siç duhet. Prandaj këtë Bajram e presim në gjendje të rënduar pandemike. Situata ditëve të fundit paraqitet e vështirë dhe nga ne kërkohet që të kontribuojmë në tejkalimin e kësaj gjendjeje. Nga ne kërkohet që ta ruajmë shëndetin publik. Ju ftoj të gjithëve që ta ruajmë karakterin festiv të festës dhe të kemi më shumë mirëkuptim dhe solidaritet për ata që kanë nevojë. Kjo është dhe esenca e Kurban Bajramit. Festat fetare tek ne janë festat më popullore. Si në asnjë festë tjetër, festat e Bajramit shoqërohen me vizita tek familjarët, por kësaj radhe t’i shmangim ato si dhe të shmangim tubimet në vende publike”, ka thënë Tërnava. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

14-vjeçari që theri për vdekje bashkëmoshatarin në Tiranë lihet në burg, grupi hetimor sekuestron kamerat e sigurisë

Lajme
Kalo në kategori