LAJMI I FUNDIT:

Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e origjinës së megalitëve në Stonehenge

Shkencëtarët kanë zgjidhur misterin e origjinës së megalitëve në Stonehenge

Skencëtarët kanë zgjidhur misterin e Stonehenge duke zbuluar vendin e origjinës së shumicës së megalitëve që përbëjnë këtë monument të famshëm në Wiltshire, Angli, falë një modeli thelbësor prej guri që është ruajtur për dekada të tëra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Hulumtimet gjeokimike tregojnë se 50 nga 52 blloqet e mëdha të verdha, të njohura si sarsens, ngjajnë me ato që janë gjetur 25 kilometra larg Wiltshire Marlborough Downs, raporton BBC.

Sarsenes u ngritën në Stonehenge rreth 2500 vjet Para Lindjes së Krishtit. Më i madhi është 9.1 metra dhe peshon 30 tonë.


“Sarsens formojnë një rreth të brendshëm kulti dhe një strukturë qendrore megalitike (dy gurë vertikalë që mbajnë një gur horizontal) të patkuar në Stonehenge. Ato janë të mëdha”, tha gjeomorfologu i Universitetit Brightonit, David Nash, i cili drejtoi studimin, transmeton Telegrafi.

“Se si u transferuan në këtë vend është çështje spekulimesh”, shtoi Nash dhe më tutje deklaroi se “Duke pasur parasysh madhësinë e shkëmbinjve, ata ishin tërhequr ose transportuar me karroce në Stonehenge. Ne nuk e dimë rrugën e saktë, por tani së paku kemi një pikë fillestare dhe përfundimtare”.

Disa gurë më të vegjël nga Stonehenge na dërguan në Pembrokeshire të Uellsit, por origjina e sarsenit nuk mund të identifikohej.

Informacioni kryesor u morr nga një mostër e sarsenit të izoluar gjatë punës së konservimit në fund të vitit 1950, kur u futën mbështetës metalikë për të stabilizuar megalitët e plasaritur.

Mostra thelbësore iu dhuruan si një suvenir një burri të quajtur Robert Phillips, i cili punoi për një kompani të përfshirë në punën e ruajtjes dhe ishte në vendngjarje gjatë shpimit.

Philips mori mostrën me vete kur emigroi në SHBA në vitin 1977 dhe prej aasaj kohe kishte jetuar në New York, Illinois, California dhe përfundimisht në Florida, tha Nash. Në vitin 2018, Philips vendosi ta kthejë kampionin në Mbretërinë e Bashkuar për kërkime gjersa ndërroi jetë këtë vit.

Studiuesit analizuan fragmente të mostrave për të përcaktuar gjurmët gjeokimike të sarsenit nga i cili u morr kampioni. Mbishkrimi përputhej me gurin që ende gjendej në West Woods, përveç dy sarsensëve nga Stonehenge.

“Shpresoj që për shkak të asaj që kemi mësuar, njerëzit do të kuptojnë më shumë rreth ndërtimit të Stonehenge”, theksoi Nash. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Putini shkarkon komandantin e lartë sepse gënjeu për përparimet ruse në luftën në Ukrainë

Botë
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia
Kalo në kategori