Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka thënë sot se shkaktarë për rënien e dy qeverive paraprake konsiderohet se kanë qenë mospajtimet mes partnerëve të koalicionit rreth çështjes së dialogut, prandaj sipas saj, pas këtyre përvojave ka qenë absolutisht e papërgjegjshme të krijohet një Qeveri e radhës pa pajtimin paraprak rreth dialogut.
Deliu-Kodra në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se shpërthimi i përplasjeve të fundit publike mes partnerëve të koalicionit dëshmon qartë se ata nuk e kanë dakorduar paraprakisht këtë çështje, gjë që demanton arsyetimin thelbësor mbi të cilën kanë krijuar Qeverinë.
Lexoni të plotë postimin e deputetes Deliu-Kodra në Facebook;
“Shkaktarë për rënien e dy qeverive paraprake konsiderohet se kanë qenë mospajtimet mes partnerëve të koalicionit rreth çështjes së dialogut.
Qeveria e fundit nuk i përballoi këtij presioni më shumë se 50 ditë dhe mospajtimet rreth qasjes dhe menaxhimit të çështje së dialogut rezultuan rënien e saj.
Prandaj, pas këtyre dy përvojave ka qenë absolutisht e papërgjegjshme të krijohet një Qeveri e radhës pa pajtimin paraprak rreth dialogut.
Shpërthimi i përplasjeve të fundit publike mes partnerëve të koalicionit dëshmon qartë se ata nuk e kanë dakorduar paraprakisht këtë çështje, gjë që demanton arsyetimin thelbësor mbi të cilën kanë krijuar Qeverinë.
Qeveritë duhet ta trajtojnë dialogun si agjendë kombëtare ku përfshinë gjithë faktorët politik dhe publik, përndryshe do ta kenë fatin e njëjtë, të shkurtër.
Kryeministri duhet të përçojë qartësinë politike të Kosovës në takimet e dialogut e jo dilemat e saj”. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City