LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator

Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka theksuar se nuk di çfarë ka ndodhur në takimin e kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Haradinaj në mes tjerash deklaroi se Hoti nuk e di se kënd e ka pasur Vuçiq në takim.


“Ai a e dini kë e ka pasur Vuçiq në takim? Zotërinë Vasileviq, ish-KOST nga zyra e Gjuriqit. Ky [Hoti] e ka marrë shefen e kabinetit. Nëse nuk i beson Selim Selimit as unë nuk të besoj ty”.

“Unë kam qenë në opozitë, i kam dhënë Thaçit, Blerim Shalën edhe prej opozitës, pa asnjë post qeveritar dhe Thaçi e ka marrë në tavolinë se e ka ditë që unë duhet me e ditë se çka po ndodhë në takim”.

“Për shembull unë nuk e di çka ka ndodhur në takimin Hoti-Vuçiq sepse nuk ka kush të më tregoj. Unë dua ta kem njeriun tim aty, ne jemi megjithatë dy parti, ai është kryeministër i Kosovës”.

Mirëpo, Haradinaj theksoi se nuk beson se Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim me Vuçiq.

“Unë nuk mendoj që Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të ecur përpara, duhet të krijojmë sa më shumë ndjenjë të përbashkët për këtë temë, së pari brenda koalicionit pastaj me subjektet tjera, nëse ai nuk i beson Aleancës që e ka ne ekip përse t’i besoj opozita atij”, deklaroi Haradinaj

Haradinaj thotë se nuk e ka përkrahur emërimin e Skender Hysenit si koordinator shtetëror për dialogun.

Haradinaj edhe pse ka respekt për Hysenin, mospërkrahjen e arsyetoi se nuk ishte në dijeni për emërimin e tij.

“E ka emëruar Skender Hysenin për të cilin kam respekt, por i pari që ia përkrahu është presidenti Thaçi. Nuk ia ka përkrahur Aleanca për shembull, sepse as nuk kam qenë në dijeni. Asnjë mesazh nuk e kam marrë as nga Hoti as nga Mustafa se do ta emëroj Skender Hysenin për këtë punë”.

“Nuk ka ndodhur ndonjë e keqe këtu por nëse e përvetësojnë dialogun, e dëshirojnë të bëhen një klub i ngushtë për këtë temë, në rregull, puna e mbarë por të mbajnë përgjegjësi”.

“Kur të vini në Parlament edhe ne ua themi mendimin tonë, nuk funksionon kështu, në të kaluarën i kanë shkaktuar dëme Kosovës, kështu kemi mbërri te tavolina e Mogherinit kur një klub i vogël e njerëzve, klubi i njëjtë që të ka përfaqësuar ne kemi mbetur duke i shikuar”, deklaroi Haradinaj.

Në trend Lajme

Më shumë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën

Siguri
Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Togerja e Policisë së Kosovës fiton çmim ndërkombëtar për shërbim në komunitet

Siguri
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Konkursi për gradimin e policëve, dyshohet për favorizime të familjarëve të eprorëve

Siguri
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Meta: Ambasadorin italian do ta kisha shpallur “non grata” në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori