LAJMI I FUNDIT:

Paralajmërimi i Haradinajt për dalje nga koalicioni, Hoti thotë se nuk ka arsye për veprime të tilla

Paralajmërimi i Haradinajt për dalje nga koalicioni, Hoti thotë se nuk ka arsye për veprime të tilla

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar deklaratën e kryetarit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, lidhur me mundësinë e daljes nga koalicioni qeverisës për shkak të procesit të dialogut.

Hoti para mediave ka thënë se do t’i mbajë të gjitha palët e informuara dhe se nuk do të ketë arsye të merren veprime të tilla, transmeton Telegrafi.


“Për shkaqet e dialogut unë do ti mbajë të gjitha palët e informuara dhe nuk do të ketë askush ndonjë arsye që të merr ndonjë veprim”, ka thënë Hoti.

Ndryshe, para disa ditësh, kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shprehur disa pakënaqësi lidhur me procesin e dialogut me Serbinë.

Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator
Lexo po ashtu Haradinaj: Hoti e mori shefen e kabinetit në takim me Vuçiqin e jo ministrin Selimi, nuk e përkrahim Hysenin si koordinator

Ai kishte thënë se nuk ka informata se çfarë është diskutuar në takimin e kryeministrit Hoti me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, dhe se po ashtu nuk e ka përkrahur emërimin e Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit.

“Për shembull unë nuk e di çka ka ndodhur në takimin Hoti-Vuçiq sepse nuk ka kush të më tregoj. Unë dua ta kem njeriun tim aty, ne jemi megjithatë dy parti, ai është kryeministër i Kosovës. Unë nuk mendoj që Hoti ka bërë ndonjë tradhti në takim, por kjo nuk është mënyra më e mirë për të ecur përpara, duhet të krijojmë sa më shumë ndjenjë të përbashkët për këtë temë, së pari brenda koalicionit pastaj me subjektet tjera, nëse ai nuk i beson Aleancës që e ka ne ekip përse t’i besoj opozita atij. Nuk ka ndodhur ndonjë e keqe këtu por nëse e përvetësojnë dialogun, e dëshirojnë të bëhen një klub i ngushtë për këtë temë, në rregull, puna e mbarë por të mbajnë përgjegjësi”, kishte thënë Haradinaj.

Ndryshe, pas 20 muajsh të ndërprerjes së dialogut, më 16 korrik ky proces rifilloi me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në Bruksel, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti u takua me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Vdes një grua në Repartin e Gjinekologjisë në Prizren

Kronika e Zezë
Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Rast i pazakontë në Prishtinë, dy persona të maskuar tentuan t’ia vënë zjarrin një shkolle

Kronika e Zezë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?

Lajme
Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Keqtrajtoi një qen, arrestohet i dyshuari në Prishtinë

Kronika e Zezë
“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

“5 euro për një kafe”, arrestohet shtetasi i Maqedonisë pasi tentoi ta korruptonte policin në Vërmicë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori