Njerëzit e gjatë janë më të rrezikuar nga infektimi me COVID-19, thotë një studim i ri
Personat shtatlartë mund të përballen me një rrezik më të madh për t’u infektuar me COVID-19, së paku kështu thotë një studim i ri, i cili bazohet në teorinë që sëmundja gjendet edhe në ajër.
Të dhënat nga 2,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës treguan se burrat më të gjatë se 1.82 metra ishin dy herë më shumë të ngjarë të diagnostikoheshin me coronavirus, shkruan DailyMail.
Gratë gjithashtu kishin shanse më të larta infektimi nëse ishin më të gjata se 1.82 metra. Por, kishte pak gra në studim dhe kështu këto rezultate nuk janë aq të besueshme. Studiuesit thanë se gjetjet nuk do të thotë se njerëzit e gjatë janë gjenetikisht më të prekshëm ndaj infeksionit.
Në vend të kësaj, ekipi beson se rezultatet tregojnë se COVID-19 përhapet përmes grimcave të vockla të quajtura aerosole që zgjaten në ajër pas frymëmarrjes.
Shkencëtarët thanë se njerëzit më të gjatë nuk do të kishin rrezik më të madh, nëse virusi përhapet kryesisht përmes teshtitjes ose kollitjes, të cilat prodhojnë pika të mëdha që bien në tokë shpejt.
Zyrtarët shëndetësorë kanë përjashtuar deri më tani që COVID-19 është ajror. Por, kohët e fundit ata po shqyrtojnë ‘provat e reja’.
Rezultatet e anketës u analizuan nga një ekip shkencëtarësh të të dhënave në Mbretërinë e Bashkuar, Norvegji dhe SHBA., të udhëhequr nga ekspertë të Universitetit të Oksfordit.
Gjetjet mbështesin teorinë që grimcat e imëta të coronavirusit të emetuar përmes frymëmarrjes dhe të folurit mund të zgjaten në ajër për orë të tëra. Mund të nënkuptojë që vendosja e maskave është edhe më e rëndësishme sesa mendohet, sipas profesorit Evan Kontopantelis, nga Universiteti i Mançesterit.
Duke diskutuar gjetjet, ai tha: “Rezultatet e këtij studimi sugjerojnë se transmetimi aerosol është i mundur”.
“Kjo është sugjeruar nga studime të tjera, por metoda jonë e konfirmimit është e re. Megjithëse distancimi social është akoma i rëndësishëm sepse transmetimi nga pikat mund të ndodhë ende. Gjithashtu, pastrimi i ajrit në hapësirat e brendshme duhet të hulumtohet më tej.”
Studimi gjithashtu zbuloi se njerëzit kishin më shumë të ngjarë të infektohen coronavirus nëse do të kishin nevojë të udhëtonin për të punuar duke përdorur transportin publik. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?