LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Akademik Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku

Mustafa: Akademik Shala mund t’i rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka reaguar pas deklaratës së deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshnica, i cili ka thënë se është sulmuar fizikisht nga deputeti i LDK-së, Kujtim Shala.

Mustafa ka thënë se akademiku Shala mund t’i rrahë me dije të gjithë anëtarët e LVV-së, transmeton Telegrafi.

“Kështu është, kur nuk e kupton gjuhen intelektuale të Akademikut Kujtim Shala. Nuk ke kapacitet të mendosh dhe ta kuptosh se çfarë tha dhe thua me rrahu Kujtimi.
Akademik Shala mund ti rrahë me dije e me argumente prej të parit deri në të fundit të VV-së dhe të gjithë së bashku. Ai ka dije e mendjehollësi; ka më shumë libra të botuara sesa VV-ja deputetë”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.


Kreu i LDK-së, ka thënë se deputetët e LVV-së deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e tani improvizojnë sulme.

“Frikësohem se nëse deputetët e VV-së i lexojnë librat e Kujtimit dhe nuk i marrin vesh, pasi janë vetëm zhurmues, do ta thërrasin një helikopter, jo makinë të ndihmës së shpejtë, para ndërtesës së Kuvendit. Deri sot i kanë bërë të gjitha të zezat, e sot improvizojnë se i sulmuan deputetët e LDK-së, sepse duan të luajnë rolin e viktimës”, vijon reagimi.

Mustafa tutje ka thënë se “tani po pres, që ndonjë diplomat i jashtëm, përkëdhelës i VV-së, të ma sjell një ‘demarsh’ në LDK; ata që u mërzitën shumë kur e prishëm koalicionin me VV-në”.

Kujtim Shala: Nuk ka pasur përplasje fizike me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje
Lexo po ashtu Kujtim Shala: Nuk ka pasur përplasje fizike me deputetin e Lëvizjes Vetëvendosje

Ndryshe, deputeti i LVV-së, Gazmend Gjyshinca, në një konferencë për media ka thënë se deputetët e LDK-së, Kujtim Shala e Arben Gashi e kanë sulmuar fizikisht atë.

Deputeti i LVV-së: U sulmova fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi, rastin e kam paraqitur në polici
Lexo po ashtu Deputeti i LVV-së: U sulmova fizikisht nga deputetët Kujtim Shala e Arben Gashi, rastin e kam paraqitur në polici

“Fillimisht kanë nisur sulmet verbale si nga kryetarja e komisionit edhe pastaj nga deputetët e LDK-së. Me të përfunduar mbledhja e komisionit, mbeta pak më vonë për të dalë nga salla ku u mbajte mbledhja, në momentin kur kam dalë në korridor jam sulmuar nga deputet Kujtim Shala e Arben Gashi”, kishte pohuar ai./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Kalo në kategori