LAJMI I FUNDIT:

AVUK: Kafshët për Kurban Bajram të blihen në ferma, therja e tyre të bëhet vetëm në thertoret e licencuara

AVUK: Kafshët për Kurban Bajram të blihen në ferma, therja e tyre të bëhet vetëm në thertoret e licencuara

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë bën thirrje që me rastin e përmbushjes se ritit të therjes së Kurbaneve, për shkak të situatës së pandemisë COVID-19, shitblerja e kafshëve për kurban të bëhet drejtpërdrejti nga ferma tek blerësi, për arsye se të gjitha lokacionet që kanë shërbyer si tregje të kafshëve janë të mbyllura dhe njëkohësisht nxjerrja e kafshëve në hapësira publike dhe grumbullimi i njerëzve është i ndaluar.

AVUK njofton se, therja e kurbaneve është obligative të bëhet vetëm në thertoret e licencuara/aprovuara nga Agjencia dhe të cilat janë nën mbikëqyrjen zyrtare të inspektorëve veterinarë.

“Kafsha e cila theret për konsum mbi të gjitha duhet të jetë e kontrolluar. Andaj në thertore kontrolli kryhet para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes, ku vlerësohet gjendja shëndetësore e kafshës dhe pas procesit të therjes, mishi ju nënshtrohet kontrollit veterinar për verifikimin e përshtatshmërisë si produkt ushqimor për konsum. Kushtet teknike, sanitare dhe higjienike në thertoret e licencuara janë adekuate të cilat posedojnë ambient, temperatura dhe pajisje higjienik si kushte për therje të sigurta, ku pengojnë kontaminimin e mishit nga faktorë të ndryshëm. Të gjithë personat fizik dhe juridik, të veprojnë në pajtim me ligjet e aplikueshme në Kosovë dhe vendimet e Qeverisë, për masat e parandalimit të përhapjes së pandemisë COVID-19. Inkurajojmë të gjithë të përdorin masat mbrojtëse gjatë tregtimit prej fermës dhe në thertore. Po ashtu të sigurohen se, kafshët në ferma posedojnë numrin e matrikullit dhe dokumentet tjera, të cilat dëshmojnë mbi origjinën dhe gjendjen shëndetësore të kafshës. Në të gjithë vendin janë mbi 50 objekte të aprovuara për therjen e kafshëve, të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat për qytetaret tanë”, thuhet në reagimin e AVUK-ut, përcjell Telegrafi.


Bashkësia Islame e Kosovës merr disa vendime për festën e Kurban Bajramit
Lexo po ashtu Bashkësia Islame e Kosovës merr disa vendime për festën e Kurban Bajramit

Në fund, AVUK thotë se inspektoratet e nivelit qendror dhe atij lokal, së bashku me policinë do të monitorojnë respektimin e masave dhe ndaj të gjithë shkelësve do të iniciohen procedura konform dispozitave ligjore në fuqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

A po i fsheh Roman Abramovich miliardat në kompanitë gjermane?

Kalo në kategori