LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Mungesa e transparencës gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit e dëmton seriozisht procesin

KMDLNJ: Mungesa e transparencës gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit e dëmton seriozisht procesin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar ndaj përzgjedhjes së Avokatit të Popullit për mungesë të transparencës.

KMDLNJ, në një njoftim për media ka thënë se  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione ka vepruar sikur Panelet e mëparshme, duke mos i marrë seriozisht rekomandimet e organizatave monitoruese.

Këta janë kandidatët për Avokat të Popullit
Lexo po ashtu Këta janë kandidatët për Avokat të Popullit
GLPS: Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit me defekte serioze ligjore, mungesë transparence dhe vendime prapa dyerve të mbyllura
Lexo po ashtu GLPS: Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit me defekte serioze ligjore, mungesë transparence dhe vendime prapa dyerve të mbyllura

Lexoni më poshtë njoftimin e plotë të KMDLNJ-së:


“Mungesa e transparencës gjatë përzgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit e dëmton seriozisht procesin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut i ka monitoruar, deti më tani të gjitha fazat e procesit të intervistimit dhe votimit për Avokatin e Popullit, të mëhershëm sikur edhe intervistimin e 17 kandidatëve për Avokat të Popullit që u intervistuan me datë 27.7.2020 në Sallën e Kuvendit të Kosovës. Pas çdo procesi, KMDLNj ka dalë me një raport sikur që edhe pas intervistimit të djeshëm është në përgatitje të raportit. Për përgatitje të raportit përfundimtar është e domosdoshme të monitorohet i tërë procesi sikur që të sigurohet qasje e lirë në dokumentacion në bazë të cilit caktohen kriteret për vlerësim e që nuk i është siguruar as KMDLNj-së e as monitoruesve të tjerë.

Shkurtimisht, hiq këtu vlerësimin me pikë të kandidatëve të intervistuar ku KMDLNj nuk ishte i pranishëm pasi Paneli Intervistues i Kuvendit të Kosovës nuk e lejoi këtë, pjesa e tjetër e procesit të intervistimit në aspektin teknik ka qenë në rregull.

Janë respektuar kushtet e kërkuara për mbrojtje nga COVID- 19, që nga çasti i hyrjes në Kuvend, gjatë intervistimit si dhe pas përfundimit të intervistimit.

Administrata e Kuvendit e ka përpiluar listën e kandidatëve që do të intervistohen, i kanë lajmëruar me kohë për ditën, vendin dhe kohën e intervistimit dhe në këtë kontekst çdo gjë ka qenë në rregull.

Paneli Intervistues ka qenë i përbërë nga pesë ( 5 ) anëtarë : VV, LDK, PDK, AAK dhe minoritetet e që janë edhe anëtarë të Komisionet për të Drejtat e Njeriut. Paneli është udhëhequr nga Duda Balje, ndryshe kryetare e Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Në aspektin teknik, Paneli nuk ka bërë shkelje të të drejtave të asnjë të intervistuari. Madje, ka bërë lëshime duke ua dhënë mundësinë të intervistohen edhe ata kandidatë që janë vonuar.

Të gjithë kandidatët janë njoftuar nga kryetarja e Panelit për përbërjen e Panelit, kohën që e kanë në dispozicion 15 minuta, dhe për praninë e monitoruesve.

Në asnjë rast, as kryetarja e Panelit e as ndonjë anëtar i Panelit nuk ka ndërhyrë apo ka penguar kandidatët e intervistuar, qoftë për kohën duke ua kufizuar në vetëm 15 minuta apo me ndonjë pyetje sugjestive që do të favorizonte njërin apo tjetrin kandidat. Disa kandidatë kanë folur më shumë se 20 minuta kurse disa të tjerë e kanë përfunduar pa i shfrytëzuar 15 minutat e lejuar. Në fund të intervistimit, me kërkesë të kryetares së Panelit për intervistim, çdo kandidat ka pasur mundësi të shtojë diçka që ka harruar dhe ta thotë gjatë intervistimit.

KMDLNj vlerëson se edhe ky Panel ka vepruar sikur Panelet e mëparshme duke mos i marrë seriozisht rekomandimet e organizatave monitoruese.

Pyetjet kanë qenë të gjata, në disa raste të paqarta edhe për vet anëtarin e Panelit për Intervistim dhe kanë pasur më shumë karakter sqarues se një pyetjeje të qartë dhe konkrete.

Kanë munguar pyetjet ndihmëse në rast kur kandidati që nuk e ka pasur krejtësisht të qartë pyetjen ka dalë nga tema.

Nuk është eliminuar mundësia e rrjedhjes së pyetjeve drejt kandidatëve të preferuar.

Dhe lëshimi më i madh e që e ka diskredituar, pa pasur nevojë, këtë fazë të përzgjedhjes së kandidatëve për Avokat të Popullit ka qenë pamundësimi i pranisë së monitoruesve ne pjesën kruciale dhe më të ndjeshme të tërë procesit, pjesës kur bëhet vlerësimi i kandidatëve dhe lista prej tre emrave që do të dërgohen para Kuvendit për votim. Është hera e parë që monitoruesit e pavarur nuk lejohen të marrin pjesë në vlerësimin e kandidatëve e që, ndoshta pa një qëllim të caktuar, e komprometon tërë procesin duke e bërë të dyshimtë dhe në kundërshtim me premtimin për transparencë të plotë. Transparenca e munguar e tërë procesit e bënë të pamundur përzgjedhjen e drejtë dhe të pandikuar dhe kjo është për keqardhje për faktin se, sipas KMDLNj, gjatë asnjë përzgjedhjeje të mëparshme, nuk ka pasur kandidatë më të mirë, më të përgatitur profesionalisht për t’u zgjedhur Avokat i Popullit. Monitoruesit nuk mund të ndikojnë në vlerësimin e kandidatëve për Avokat të Popullit por mund dhe duhet të identifikojnë lëshimet procedurale, shkeljet ligjore, ndikimet dhe animet politike apo ndërhyrjet nga jashtë apo nga brenda në këtë proces. Vetëm pas sigurimit te fletëve të vlerësimit për të gjithë kandidatët, KMDLNj do të dali me qëndrim përfundimtar. Nëse nuk i sigurohet qasja e papenguar por edhe me vet faktin se për shkak të mungesës së transparencës gjatë vendimmarrjes për listën e ngushtë, KMDLNj do të rekomandojë që procesi të kthehet në pikën zero”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori