LAJMI I FUNDIT:

GLPS: Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit me defekte serioze ligjore, mungesë transparence dhe vendime prapa dyerve të mbyllura

GLPS: Procesi i përzgjedhjes së Avokatit të Popullit me defekte serioze ligjore, mungesë transparence dhe vendime prapa dyerve të mbyllura

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka shprehur kundërshtinë me rrjedhjen e procesit përzgjedhës për Avokatin e Popullit në Kuvendin e Kosovës.

GLPS thekson se në takimet me anëtarët dhe kryetaren e Komisionit për të Drejtat e Njeriut ka insistuar nga fillimi që ky proces të jetë i bazuar në standarde të qarta të matjes së profesionalizmit, integritetit dhe aftësisë udhëheqëse të kandidatëve.

“Është kjo arsyeja pse një proces i tillë është përfshirë edhe në Memorandumin e Bashkëpunimit ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Këta janë kandidatët për Avokat të Popullit
Lexo po ashtu Këta janë kandidatët për Avokat të Popullit

Edhe pse GLPS që një kohë të gjatë u ka propozuar Komisionit për të Drejtat e Njeriut një metodologji të krahasuar se si zhvillohet një proces i tillë në vende të zhvilluara demokratike, dhe se si të bëhet një proces i tillë i bazuar në kritere objektive dhe të matshme, shumica e anëtarëve dhe kryetarja e komisionit në vazhdimësi e kanë refuzuar një propozim të tillë.

“Mënyra se si i zhvillua intervistimi formal me kandidatë ditën e djeshme nga Paneli Vlerësues i Komisionit për të Drejtat e Njeriut ishte tërësisht joprofesional, i shoqëruar me pyetje të gjera që nuk kanë asnjë signifikancë serioze në identifikimin e profesionalizmit të kandidatëve dhe në një diskrecion total për anëtarët që sipas ‘bindjes së tyre politike’ të gjykojnë se cilët kandidatë janë më të përshtatshëm për pozitën e Avokatit të Popullit. Paneli vlerësues nuk dha asnjë përgjigje se çfarë vlerësuan dhe pse kandidatët e mbajtur fshehtë nga ta janë përzgjedhur në listë të ngushtë. Një fakt i tillë është seriozisht shqetësues dhe në kundërshtim të plotë me ligjin për Avokatin e Popullit, i cili insiston në një proces objektiv përzgjedhës”, thuhet më tej.

Sipas GLPS-së, Paneli Vlerësues e mbylli për monitoruesit e shoqërisë civile dhe ata ndërkombëtar mbledhjen e Panelit Vlerësues kur erdhi momenti i dhënies së pikëve dhe vendosjes.

“Një moment i tillë është krucial për transparencën dhe integritetin e procesit. Pse duhet Paneli Vlerësues të përjashtoj shoqërinë civile nga momenti i vënies së pikëve? Pse duhet që Paneli Vlerësues të mos ketë as edhe një kriter të vetëm profesional që ndërlidhet me indikator të matshëm për të vlerësuar përshtatshmërinë e kandidatëve? Si është e mundur të ndodh përjashtimi i shoqërisë civile në një mënyrë të turpshme nga monitorimi i procesit? Si është e mundur që një proces serioz i intervistimit të zhvillohet mbi bazën e një numri pyetjesh që më shumë i ngjajnë një përshkrimi të përgjithshëm sesa një procesi vlerësimi”.

Sipas Grupit për Studime Juridike dhe Politike, për këto pyetje ka vetëm një përgjigje: kultura e kapjes, e shoqëruar me një tendencë serioze të manipulimit të fshehur, që është shndërruar në normalitet në Kosovë.

“… I kërkojmë Kuvendit të anuloj këtë proces dhe ta ri-zhvilloj në përputhje me Memorandumin e nënshkruar me Ambasadën Britanike, ku ekspertët britanikë do të jepnin një vlerësim objektiv për secilin kandidat; dhe me një pjesëmarrje të pakufizuar e jo-përjashtuese ndaj shoqërisë civile e organizatave ndërkombëtare”, thuhet më tej në reagimin e GLPS-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori