Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ramiz Kelmendi ka thënë se gjendja e krijuar nga pandemia COVID-19 ka dal nga kontrolla.
Kelmendi me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se duhet të veprohet dhe të ndalet kjo situatë.
“Virusi ka dal nga kontrolli – veproni. Kohë më parë kishim shumë lëvdata për pak pacientë e tani po vjen momenti që stafi mjekësorë me angazhime shumëfishë më të mëdha do ketë mungesa shtretërish, mungesa aparatesh terapike e mungesë mirënjohje! Duhet ndaluar kjo”, ka shkruar Kelmendi, përcjell Telegrafi.
Shkrimi i plotë i Kelmendit
Virusi ka dal nga kontrolli – VEPRONI
Kohë më parë kishim shumë lëvdata për pak pacientë e tani po vjen momenti që stafi mjekësorë me angazhime shumëfishë më të mëdha do ketë mungesa shtretërish, mungesa aparatesh terapike e mungesë mirënjohje!
Duhet ndaluar kjo.
Në këtë kohë verore kur janë përcaktuar dhe planifikuar mbi 10 mijë fejesa dhe martesa, për një periudhë 40 ditore, sit ë veprojmë! Fejesa dhe martesa duhet kuptuar se bëhen njëherë në jetë ,por si të veprojmë – si të pajtohemi.
Këto duhet kuptuar nga këndi i tyre por edhe mbrojtja e po këtyre dhe tërë qytetarëve është edhe në dorën e institucioneve. Institucionet duhet vepruar me zgjuarsi, sepse sa më shumë po shprehin lutje, e ndajnë këshilla si dhe po tregojnë se do ashpërsohen masat në vazhdimësi, pandemia aq më shumë po rritet dhe bile me shpejtësi. Pra po del se virusi ka ngrënë orën, Andaj, shikoni sepse ora harxhohet e pastaj qytetarët janë më ndryshe.
Po shohim se po rritet presioni në institucione ekzekutive, e drejtë kjo, mirëpo edhe institucionet nuk mundë të qëndrojnë si hije e qytetarëve, sepse brendapërbrenda institucioneve nuk respektohen masat, e mos të flasim në ambiente dytësore. Mbrojtja po ndodhë vetëm nga ata të cilët po frikësohen me të drejtë nga vdekja.
Edhe pse akti i izolimit është masë e domosdoshme, fillimisht duhet paralajmëruar qytetarët për tu pajisur me medikamente dhe gjera të nevojshme ushqimore.
Pandemia në anën ekonomike do dëmtojë të gjithë akterët ekonomik, ca më shumë ca më pak. Do krijohen diferenca të reja në mes të qytetarëve dhe bizneseve nga arsyeja e veprimtarive parësore dhe dytësore. Por, do krijohet edhe një dallim i madh në mes të punësuarve në sektorët institucional dhe publik, sepse sektorët institucional dhe publik marrin të ardhura sikurse mos të kishte ndodhur asgjë e ndërsa sektori privat duhet ndërmarrë masa ekzistenciale. Nga kjo del se kur në sektorin institucional nuk preken nga pagat mujore edhe buxheti vonohet në lexim të dytë, andaj, veproni se as sektorët institucional mundë më pas të funksionojnë dhe duhet të ndajnë fatin e të punësuarve të tjerë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje