LAJMI I FUNDIT:

ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni

ASH dhe AAA marshojnë për zgjedhje të rregullta në Maqedoni

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa apo koalicioni parazgjedhor “Tash është koha” sot marshojnë për siç thonë ata, për vjedhjen e votave dhe thyerjen e demokracisë dhe vullnetit të qytetarëve shqiptar në Maqedoni, duke drejtuar gishtin tek BDI-ja qëi ka fituar zgjedhjet e 15 korrikut që janë mbajtur në vend, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Kur Drejtësia mungon në insitucione ajo kërkohet në rrugë! Populli fiton gjithmonë të Drejtën e Tij! Votat janë vjedhur si çdo herë! Hajdutët janë të njëjtët! Por…Populli ka Ndryshuar! Ky është fundi i Mafias Zgjedhore!” është shprehur Ziadin Sela për këtë marsh.


“Asnjëherë më shumë se kaq dhe asnjëherë më shumë se sot shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut po u rrezikohet demokracia, e drejta e lirë e votës dhe liria e votës së drejtë” thotë Gashi për këtë marsh.

Përndryshe, koalicioni që organizon këtë marsh ka fituar 12 mandate në këto zgjedhje. /Telegrafi/

Me parulla “Krimi Shtetëror Zgjedhor”, “Duam drejtësi” dhe “Hajnat n’burg, jo n’Qeveri” filloi marshi nga parku i Çairit.

Marshi ka ecur në mënyrë të qetë deri tek zyra e Bashkimit Evropian në Shkup ku edhe kanë mbajtur fjalim zyrtarë të dy partive organizatore të marshit.

Organizatorët thonë se në marsh ka rreth 10 mijë qytetarë