LAJMI I FUNDIT:

Thaçi viziton familjen e Mujë Krasniqit

Thaçi viziton familjen e Mujë Krasniqit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është duke vazhduar vizitat në familjet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Presidenti gjatë ditës së sotme ka vizituar familjen e komandantit, Mujë Krasniqi në Klinë, transmeton Telegrafi.


“Sot në familjen e komandantit Mujë Krasniqi në Klinë. Në anën time të djathtë, babai i Mujës dhe Aliut, axha Halil. Ndërsa, në anën time të majtë, Shpëtimi, ushtar i Kosovës dhe djalë i bashkëluftëtarit Beqir Gashi”, ka shkruar ai në një postim në Facebook.

Thaçi ka thënë se kënga dhe pushkët e Mujës dhe Beqës nuk u ndalën asnjëherë deri sa ranë heroikisht për lirinë e popullit tonë.

“Krenar me prindërit dhe fëmijët e heronjve të kombit”./Telegrafi/