LAJMI I FUNDIT:

Mikrobiologu kinez: Zyrtarët hoqën provat thelbësore mbi shpërthimin e coronavirusit, ata dezinfektuan zonën para se ajo të inspektohej

Mikrobiologu kinez: Zyrtarët hoqën provat thelbësore mbi shpërthimin e coronavirusit, ata dezinfektuan zonën para se ajo të inspektohej

Zyrtarët në Wuhan hoqën provat thelbësore nga tregu i ushqimeve të detit që mendohet të jetë “djepi” i pandemisë së COVID-19, ka pohuar mikrobiologu kryesor në Kinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, profesori Kwok-Yung Yuen, ekipi i të cilit e identifikoi virusin SARS në vitin 2003, tha se dyshon që autoritetet u përpoqën me qëllim të “mbulojnë” burimin e këtij shpërthimi që tani ka infektuar më shumë se 16 milionë njerëz në mbarë botën.

Në një intervistë për BBC, e cila pritet të transmetohet në mbrëmje, Yuen nga Universiteti i Hong Kong-ut tha se Tregu i Ushqimit të Detit Huanan, ishte dezinfektuar përpara se një ekip shkencëtarësh të hetojnë rastin.


“Unë dyshoj se ata janë munduar të fshehin problemin e Wuhanit”, tha Yuen.

“Zyrtarët lokalë nuk e kanë plasuar menjëherë informacionin mbi këtë shpërthim”, u shpreh mikrobiologu.

Eksperti potencoi se ai dëshironte që vetvetiu të vizitonte zonën e cila dyshohet që e filloi shpërthimin e coronavirusit.

Në qoftë se ka pasur prova që virusi kërceu nga kafshët tek njerëzit, tani nuk do të mund të evidentohen, pasi ato nuk ekzistojnë më, rrëfeu Yuen.

“Kur shkuam për inspektim në Tregun Ushqimor Huanan, nuk kishte asgjë për të parë, pasi zona ishte e pastruar”, tha ndër tjerash mikrobiologu kinez. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6GAQCB3uVng

Në trend Botë

Më shumë
Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Pas telefonatës me Putinin, Trump thotë se ka biseduar edhe me Zelenskyn e Ukrainës

Botë
Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Trump i jep pozitë të lartë edhe Robert O’Brienit - njeriut që ishte marrë me Kosovën e Serbinë

Amerika
Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Hegseth: Ukraina nuk mund të kthehet në kufijtë e vitit 2014

Evropa
Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë

Trump thotë se ka folur me Putinin: Negociatat për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë do të fillojnë "menjëherë"

Botë
Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Deti në Turqi është tërhequr më shumë se 200 metra, qytetarët frikësohen se është për shkak të një tërmeti

Turqia
Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Inteligjenca ukrainase kap spiunin rus që punonte në këtë agjenci – ishte vetë kreu i saj që e arrestoi

Evropa
Kalo në kategori