Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se është i shqetësuar me rritjen e rasteve me COVID-19 në Kosovë.
Mustafa ka thënë se ai e ka përjetuar këto ditë coronavirusin prandaj bën apel për kujdes maksimal, transmeton Telegrafi.
“Më brengosi sot numri i të infektuarve prej 276 me Covid-19. E përjetova këto ditë Covidin dhe e shoh për obligim të apeloj për kujdes maksimal. Është një sëmundje atipike, që s’ka rregulla dhe standarde shërimi. Të heqim dorë nga ahengjet, dasmat në masë, lëvizjet për pushime e rekreacion, protestat e tubimet, sepse po e shtojmë rrezikun e përhapjes së virusit”, ka shkruar Mustafa.
Kreu i LDK-së, ka thënë se qytetarët duhet të kujdesen për vetën.
“Mos të presim që Qeveria, Ministria e shëndetësisë, institucionet Shëndetësisë, policia, inspektorët mund të na mbrojnë nga kjo pandemi, në qoftë se nuk respektojmë rend dhe rregulla. As vendet më të fuqishme nuk po e arrijmë këtë. Ne duhet të bëhemi policë të vetëvetes, mjekë të vetëvetes. Mund të mbrohemi vet, nëse tregojmë kujdes dhe respektojmë rekomandimet e institucioneve shëndetësore dhe rregullat e Qeverisë”, thotë ai.
Më tej, ai ka treguar për përballjen e tij me virusin.
“Unë u trajtova në shtëpi, respektova dhe po respektoj në mënyre absolute rekomandimet dhe udhëzimet e mjekëve tanë. Nuk ishte e lehtë. Është kjo luftë për të shpëtuar jetën tonë dhe të tjerëve. Duhet gjithë ne të vetëdijesohemi se nëse nuk e marrim seriozisht këtë pandemi atëherë neglizhojmë jetën tonë dhe të atyre me të cilët komunikojmë”.
Mustafa ka kërkuar nga institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarë se si të mbrohen nga virusi.
“Apeloj qe institucionet shëndetësore të japin sa më shumë informata për qytetarët, që mediat ta kenë prioritet absolut mbrojtjen nga Covid-19 dhe që gjithë ne të mos bëjmë luftë politike por të ndërtojmë kulturë dhe ndërgjegje të respektimit të masave. Të ndihmojmë dhe të përkrahim punonjësit shëndetësorë dhe SHSKUK që të organizojë hapësirë për të sëmurit në tërë Kosovën. Të ndajmë edhe euron e fundit për shëndetin”.
Ndryshe, tash e disa javë Mustafa është në vetizolim për shkak të infektimit me COVID-19, gjendja e tij shëndetësore është stabile./Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
![KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-380x233.jpg)
KQZ-ja miraton planin operacional për zgjedhjet
![Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama nga Spanja: Do të sjellë tre mijë juristë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/rama-ne-spanje-380x233.jpg)
Shqipëria do të organizojë Kongresin Botëror të Ligjit 2027, Rama nga Spanja: Do të sjellë tre mijë juristë
![Murtezani-Papadopullu: Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_2-14-380x233.png)
Murtezani-Papadopullu: Maqedonia e Veriut dhe Greqia duhet të vazhdojnë të punojnë në përforcimin e stabilitetit rajonal
![Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/senaca-780x439.jpg)
Ish-kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi dhe Isuf Zejna deklarohen të pafajshëm – Ymer Dragusha pranon fajësinë
![Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Kurti_Grenell.jpg)
Kurti tha se marrëdhëniet me SHBA nuk kanë qenë kurrë më të mira, i kundërpërgjigjet Grenell
![Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/liqeni-termal-780x439.jpg)
Shkencëtarët çekë zbulojnë në Shqipëri liqenin termal nëntokësor më të madh në botë
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/votimi.png)
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ tregon se cilat janë qendrat e votimit me kusht në qytetin tuaj
![A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/KQZ-ja-kamerat-vezhguese-ne-vendvotime-foto-Ridvan-Slivova-8-780x439.jpg)
A janë shqetësuese kamerat kineze që do t'i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
![Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/10/20241123_Adidas_Jakne_Deals-01_optimized-380x233.png)
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
![Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-3-780x439.jpg)
Një ditë pas përjashtimit nga Big Brother - Jozi i çon mesazh Valbonës dhe Loredanës: Mos u dorëzoni
![“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/nico-paz-780x439.png)
“Ëndrra ime është që një ditë të kthehem”, Ish-lojtari i Real Madridit konfirmon se do të dëshironte të vishte sërish fanellën e bardhë
![Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/flick-slot-780x439.png)
Arne Slot po e transferon te Liverpooli top yllin e Barcelonës që nuk është në planet e Hansi Flick
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/scholz-merz-780x439.jpg)
"Fituesi i zgjedhjeve pothuajse dihet në Gjermani" - tre skenarët se si mund të duket qeveria e ardhshme
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/53454564444-780x439.jpg)
"S'është i besueshëm për SHBA-në", Kurti e komenton deklaratën e Grenellit
![Shtëpia e Bardhë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/trump-netanyahu-press-conference-e1738879536399-780x439.jpg)
Shtëpia e Bardhë "qartëson" planin e presidentit Trump për Gazën pas reagimeve kundër