Rritja e numrit të të shëruarve dhe ulja e numrit të të infektuarve në Tetovë dhe komunat përreth ka bërë që situata në këtë rajon të shkojë drejt stabilizimit. Megjithatë mjekët apelojnë respektim maksimal të masave, sidomos distancën dhe mbajtjen e maskës.
“Numri i të infektuarve dita ditës është duke rënë mirëpo, kjo nuk do të thotë që njerëzit duhet të lirohen dhe të dalin siç kanë dalë më herrët para pandemisë. Masat mbrojtëse duhet të mbahen, pra maskat, distanca fizike dhe ku ka grupe më të mëdha duhet të ketë distancë sociale që të mos ofrohen më shumë se dy metra”, pohoi Liridon Disha – mjek.
Në mbledhjen e shtabit të krizës u diskutua për kapacitetet e Spitalit të Tetovës dhe aktivitetet për kontrollet në objektet gastronomike.
“Gjatë tanimë një jave, fatmirësisht numrat kanë treguar ulje. Nuk kemi kaluar numër dy shifror që ne e llogarisim si një përmirësim të situatës. Kemi më shumë raste që shërohen se sa raste që evidentohet si raste sëmundjesh. Për momentin në spitalin klinik të Tetovës ka të shtruar 13 persona me simptoma kryesisht të lehta dhe sipas informatave që na u dhanë sot, vlerësohet se situatën e kemi në kontroll dhe me tendencë të zbutjes”, tha Teuta Arifi – kryetare e shtabit të krizës.
Nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës thonë se, policia vazhdimisht bën kontrolle për mbajtjen e maskave, ndërsa apelojnë kujdes edhe gjatë organizimeve të ahengjeve familjare.
“Deri më tani janë ndërmarrë 6260 masa prej të cilave 282 janë vërejtje me shkrim ndërsa mbi 5900 janë gjoba ndaj atyre që nuk e kanë respektuar këtë masë”, pohoi Fatmir Rexhepi – zëdhënës i SPB Tetovë.
Përndryshe, ditëve të fundit në Tetovë vërehet ulje edhe e numrit të personave që presin përpara bankave dhe postës, ndërsa vetëdija për mbajtje të maskës shkon gjithnjë e në rritje.
Gjatë kësaj periudhe, për 18 persona në Gostivar janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor, dhe janë kryer kontrolle ndaj 793 personave Tetovë 515 dhe Gostivar -278 me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDoli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Vrau 81-vjeçarin në Tiranë e i vodhi paratë, fjalët e vajzës së autorit që zbuluan të vërtetën
Si iu vodhën pensionet personave me aftësi të kufizuara mendore në Deçan
Parashikimi i motit, ngrica në mëngjes dhe mjegull
Rasti i policit që u hodh nga lartësia e pallatit, reagon ministri i Brendshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti i kërkon fotografi pas BBVA, Unikkatil: Lajmëromu kur ta kryesh
Gresa me akuzë direkte ndaj produksionit të BBVK: E keni bërë dhe vazhdoni ta bëni këtë lojë
Doli nga shtëpia fshehurazi prindërve dhe festoi me miqtë, pas 6 ditësh në koma, ndërron jetë 13-vjeçarja shqiptare pas aksidentit në Itali
Mediumi i afërt me Barcelonën zbulon katër oferta marramendëse që ka pranuar Yamal
Gjesti dhe Egli sqarojnë raportin mes tyre gjatë spektaklit të BBVA
Super kompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve për 2024-25: Çfarë sezoni do të ishte për ta