LAJMI I FUNDIT:

Shkupi shënon 57 vjet nga tërmeti katastrofal

Shkupi shënon 57 vjet nga tërmeti katastrofal

Shkupi me më shumë aktivitete dhe manifestimeve do ta shënojë 57 vjetorin nga tërmeti katastrofik në vitin 1963, në të cilin 1.070 njerëz e kanë humbur jetë , ndërsa 3.000 u lënduan. Këtë vit për shkak gjendjes specifike me pandeminë Kovid-19, të gjitha aktivitete do të organizohen në pajtim me protokollet e rrepta për ngjarjet e tilla të Qeverisë dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lule para Përmendores së viktimave nga tërmeti katastrofik në Varrezat e Qytetit në Butel sot do të vendosin delegacioni i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të Veriut i kryesuar nga zëvendëskryetari Goran Misovski dhe Zhaklina Peshevska, delegacioni i qeverisë i udhëhequr nga zëvendëskryeministrja e Çështjeve Ekonomike Mila Carovska, ministri i Punëve të Brendshme Agim Nuhi dhe ministrja e angazhuar për Investime të Huaja Zorica Apostoloska dhe kryetari i qytetit të Shkupit Petre Shilegov dhe delegacioni i Këshillit të Qytetit të Shkupit.


Qyteti i Shkupit dhe institucionet publike kulturore tradicionalisht do të organizojnë një numër të madh ngjarjesh.

“QKM për Shkupin” është ngjarja multimediale që do të organizohet sot nga Qendra Kulturore Rinore për të shënuar 57 vjet nga tërmeti katastrofik në Shkup. Ngjarja do të mbahet në parkun e QKM-së sipas protokollit përkatës dhe respektimit të masave të mbrojtjes. Numri i vizitorëve do të jetë i kufizuar, hyrja është falas, por me bileta që mund të merren përmes bileti.mkc.mk.

“QKM për Shkupin” do të fillojë në orën 19:30 me ekspozitë ” Ndërtimet e kultit në Shkup” – fotografi nga projekti “101 ndërtimet më të rëndësishme në Shkup”.

Nga ora 20 do të promovohet libri “Shkupi: këpucët e humbura të qytetit”, nga Ivan Shopov.

Ngjarja multimediale në kujtim të tërmetit nga viti 1963 do të vazhdojë në orën 21 me pjesëmarrjen e “Grupit Imporv” dhe performimin e tyre – i bazuar në loja për improvizim, të adaptuara të luhen para publikut.

Me rastin e 57 vjetorit të tërmetit të Shkupit, Kinoteka dhe Qendra për fotografi e Maqedonisë premierë do të shfaqin dy filma dokumentarë: “Lufta e parë botërore, kujtime” e Robert Jankulloski dhe “Kujtimet e mbijetuara” të Robert Janklloskit dhe Minika Miteska. Ngjarja është caktuar sonte në orën 21.

Në projeksionin e filmave fjalim do të mbajnë ambasadorja e Zvicrës, Sibil Zuter Tehada.

Ditëve të fundit u mbajtën më shumë ngjarje me rastin e 57 vjetorit nga tërmeti katastrofik në vitin 1963. Organizata komunale e Kryqit të Kuq nga Kisella Voda në bashkëpunim me Institutin për mjekësi të transfuzionit dhe Kryqin e Kuq të Qytetit të Shkupit organizuan aksion tradicional për dhurim të gjakut në Qendrën ditore për dhurim në Dare Xhambaz.

Muzeu i Qytetit të Shkupit e organizoi ekspozitën për tragjedinë e madhe që ka ndodhur më 26 korrik të vitit 1963.

Kryqi i Kuq Ndërkombëtar bëri apel te të gjitha organizatat për ushqime për fëmijët e Shkupit, shkruan zhurnal. Unioni implementar dërgoi rekomandim deri te të gjitha parlamentet dhe qeveritë që të ndihmojnë në rindërtimin e qytetit.

Kështu, Shkupi u bë qytet i solidaritetit ndërkombëtar. Menjëherë pas katastrofës, Kombet e Bashkuara morën aktivitete që në mënyrë të planifikuar dhe afatgjatë ta ndihmojnë qytetin e shkatërruar.

Më 23 shtator të vitit 1963, 35 vende kërkuan nga Asambleja e Përgjithshme të vendosë në rend dite të seancës së saj pikë për ndërmarrjen e masave me rastin e tërmetit në Shkup.

Më 27 shtator, Asambleja e Përgjithshme i dha prioritet aksionit ndërkombëtar për t’i dhënë ndihmë Shkupit.

Më 14 tetor, pas diskutimit dy orësh, Kuvendi i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara njëzëri miratoi rezolutën për t’i dhënë ndihmë qeverisë jugosllave gjatë rikonstruktimit të Shkupit.

Shkupi u godit nga një tërmet me fuqi prej gjashtë ballë sipas shkallës së Riterit me epiqendër në sheshin Maqedonia.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori