LAJMI I FUNDIT:

Ibrahimovic e Donnarumma takim me Raiolan, flitet për të ardhmen e lojtarëve të Milani

Ibrahimovic e Donnarumma takim me Raiolan, flitet për të ardhmen e lojtarëve të Milani

Zlatan Ibrahimovic dhe Gianluigi Donnarumma do të takohen me agjentin Mino Raiola në Monte Carlo, ku ata do të diskutojnë për rinovimin e kontratave m Milanin.

Sipas Calciomercato.com dhe Pianeta Milan, dyshja u nisën nga fushat stërvitore në Milano këtë pasdite, pasi kishin luajtur në barazimin e mbrëmshëm 1-1 me Atalantan.


Besohet se ata do të takohen me Raiola, i cili përfaqëson të dy lojtarët, ndërsa për të bërë këtë dyshja mori një helikopter.

Kontrata e Ibrahimovicit zgjat vetëm deri në fund të këtij sezoni dhe ai dukej i sigurt se do të largohej, por vendimi për vazhdimin me trajnerin Stefano Pioli, mund t’i ketë ndryshuar gjërat.

Tani ai po rishikon opsionet dhe Calciomercato.com shkruan se Milani i ka ofruar një pagë me vlerë 4 milionë euro në sezon, ndërsa Ibra dëshiron 6 milionë euro.

Sa i përket Donnarummas, kontrata e tij do të skadojë në qershor 2021 dhe mbetet të shihet nëse ai do të kërkojë një klauzolë lirimi, veçanërisht nëse Milani dështon të kualifikohet në Ligën e Kampionëve.

21-vjeçari tashmë ka 201 paraqitje për Milanin, ndërsa ndaj Atalantas si kapiten i ekipit ai shpëtoi një penallti. /Telegrafi/