LAJMI I FUNDIT:

Fansi e quajti lojtar ‘shumë të mbivlerësuar’, Toni Kross i përgjigjet në mënyrë epike

Fansi e quajti lojtar ‘shumë të mbivlerësuar’, Toni Kross i përgjigjet në mënyrë epike

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos i është përgjigjur një tifozi në Twitter i cili e ka quajtur “shumë të mbivlerësuar”.

Kroos, i cili është i mirënjohur për trofetë e tij të shumtë të fituar gjatë gjithë viteve, shihet si një nga mesfushorët më të mirë të një brezi.

Duke fituar një Kupë të Botës, katër tituj të Ligës së Kampionëve, La Ligan dhe Bundesligën, Kroos ka fituar çdo trofe që mund të fitohet nga një lojtar, përveç një Kampionati Evropian.


Kroos: Jam vërtetë i lumtur që arritëm objektivin, titull i merituar i Real Madridit
Lexo po ashtu Kroos: Jam vërtetë i lumtur që arritëm objektivin, titull i merituar i Real Madridit

Sidoqoftë, edhe pse numrat e tij janë të jashtëzakonshëm për pasime dhe asistime për një mesfushor defensiv, disa tifozë mendojnë se gjermani është i mbivlerësuar.

Mesfushori u cilësua si mbivlerësuar nga një tifoz në Twtter, duke iu përgjigjur faqes së Real Madridit në Tëitter, ku Kroos u quajt një ‘maestro i mesfushës’ pranë shokëve të tij të skuadrës, Luka Modric dhe Casemiro.

Edhe pse disa lojtarë mund të marrin kritikët afër zemre, Kroos në vend të kësaj bëri shaka për këtë në përgjigjen e tij, duke rënë dakord me tifozin se ai ishte i mbivlerësuar, por se kjo nuk duhet t’i thuhet askujt.

“Po, por mos ia thuaj askujt”, ishte përgjigja epike e Kroosit ndaj tifozët që e cilësoi si të mbivlerësuar.

Ndryshe, mesfushori i Los Blancos ka 26 tituj në emrin e tij duke përfshirë dy tituj të La Ligës, tre tituj të Bundesligës dhe pesë tituj të Kupës së Botës për Klube.

Kroos ka përfunduar me sukses 2,184 nga 2,336 pasimet e tij, duke i dhënë një saktësi prej 93,49 për qind, që është përpara 91,75 për qind të Gerard Pique dhe 89.66 për qind të Sergio Busquets. /Telegrafi/