Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka thënë se procesi i dialogut me Serbinë nuk guxon assesi të rrëshqas në nivel teknik.
“Në këtë takim diskutuam për çështjen e dialogut me Serbinë. E kam mirëpritur emërimin e z.Hyseni si koordinator shtetëror të Kosovës në dialogun me Serbinë. Është në interes që të ndodh ky dialog, sepse vetëm me dialog Kosova mund të ec drejt perspektivës evropiane. Në të njëjtën kohë ne duhet ta ruajmë dhe ta forcojmë identitetin tonë shtetëror, dhe në asnjë rrethanë mos të lejojmë që ky proces të zbres në nivel teknik, sepse raporti Kosovë-Serbi është kryekëputë politik”, ka thënë Thaçi, shkruan Telegrafi.
Presidenti ka theksuar se me kryeministrin Avdullah Hoti do të bëjnë përpjekje që të ndërtojnë një konsensus të gjerë që të gjithë të japim kontributin dhe t’i marrim përgjegjësitë në këtë proces.
Thaçi shtoi se aty ku nuk janë SHBA-të, është skeptik se mund të ndodhë njohja reciproke.
“Jetike për ne si Kosovë është që në tavolinë dhe në procesin udhëheqës të jenë SHBA-të natyrisht edhe Bashkimi Evropian”, tha presidenti Thaçi.
Më tej presidenti theksoi se askush i vetëm nuk mund ta çoj këtë proces përpara.
“Partnerët e koalicionit e kanë në përgjegjësinë e tyre deklarimet dhe veprimet. Unë ftoj që të ketë më tepër unitet të veprojmë edhe më të bashkuar e jo vetëm të tejkalojmë çdo ide që mund të frenojë procesin po që të zgjerohet ehe kjo punë edhe me akterë tjerë jashtë koalicionit, të kemi përfshirje më të gjerë të spektrit politik parlamentar, askush vetëm nuk mund ta qoj këtë proces përpara. Në këtë drejtim shoh angazhimin e kryeministrit që të kontaktoj me të gjithë”, tha Thaçi.
Sa i përket emërimit të Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialog, Thaçi theksoi se ai ka përvojën e tri dekadave.
“Ka qenë njëri ndër bashkëpunëtorët më të ngushtë të presidentin Rugova. Ajo memorie institucionale është ndihmuese dhe kontribuues dhe për spektrin politik”, tha Thaçi.
Presidenti theksoi se gjatë këtij takimi është folur edhe për tejkalimin e situatës me pandeminë COVID-19, si dhe për zhvillimin ekonomik dhe pakon e rimëkëmbjes ekonomike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova