LAJMI I FUNDIT:

Kina urdhëron SHBA të mbyllë konsullatën në Chengdu

Kina urdhëron SHBA të mbyllë konsullatën në Chengdu

Kina ka urdhëruar mbylljen e konsullatës amerikane në qytetin jug-perëndimor të Chengdu, si një akt i fundit në vazhdën e tensioneve në mes të dy vendeve.

Kina tha se kjo masë ishte një “përgjigje e nevojshme” për SHBA, që urdhëroi Kinën të mbyllte konsullatën e saj në Houston në fillim të kësaj jave.


Mbyllja ishte një “përgjigje e ligjshme dhe e nevojshme ndaj veprimeve të paarsyeshme të bëra nga Shtetet e Bashkuara”, u tha në një deklarata të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës.

Konsullata amerikane në Chengdu, e cila është themeluar në vitin 1985 dhe aktualisht ka më shumë se 200 anëtarë të personelit, është e një rëndësie strategjike për Shtetet e Bashkuara për shkak të afërsisë së saj me Tibetin.

“Situata aktuale midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara është diçka që Kina nuk e dëshiron dhe SHBA mban të gjithë përgjegjësinë për këtë”, vijoi deklarata e Ministrisë së Jashtme kineze.

Sekretari i Shtetit Mike Pompeo tha se vendimi për mbylljen e Ambasadës kineze në Houston u mor sepse Kina po “vidhte pronën intelektuale”.

Administrata e Trump ka pasur në vijimësi pakënaqësi me Pekinin mbi tregtinë dhe pandeminë COVID-19, si dhe imponimin e Kinës për një ligj të ri të diskutueshëm të sigurisë në Hong Kong.

Në trend Botë

Më shumë
Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte

Një grua nga India u ankua se burri i saj po e detyronte të bënte "seks të panatyrshëm", gjykatësi: Nuk është krim në martesë

Azia
Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Droni ukrainas hedhë në erë anijen ruse në Krime, pamje nga aksioni

Evropa
Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Në zyrën ku duhej të mblidhej qeveria polake, u gjetën pajisje përgjimi

Evropa
Palestinezët festojnë

Palestinezët festojnë "pranimin e marrëveshjes" nga Hamasi, ndërsa izraelitët protestojnë për kthimin e pengjeve

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Kalo në kategori