LAJMI I FUNDIT:

Serbia regjistroi nëntë vdekje dhe 412 raste të reja me COVID-19

Serbia regjistroi nëntë vdekje dhe 412 raste të reja me COVID-19

Në 24 orët e fundit, 412 raste të tjera të të infektuarish me coronavirus u konfirmuan në Serbi. Nëntë persona më shumë kanë ndërruar jetën gjatë ditës së djeshme, raporton b92.

Në total, 591.350 njerëz janë testuar që nga fillimi i epidemisë, dhe janë konfirmuar 22,443 raste të infeksionit.

Në 24 orët e fundit janë testuar 11,079 persona në shtetin serb, trasnmeton Telegrafi


Në Serbi, 508 njerëz vdiqën si pasojë e infeksionit me coronavirus. Portali covid19.rs raporotn se 2.26 për qind e numrit të të infektuarit rezultojnë me vdekje.

Në Spitalet e Serbisë, 4649 persona janë shtruar dhe 185 janë duke marrë frymëmarrje artificiale. /Telegrafi/