Brazili dhe Argjentina regjistruan të dhënat e përditshme për rastet e konfirmuara të coronavirusit të mërkurën, duke “shtyrë” numrin e përgjithshëm të rasteve në Amerikën Latine në 4 milionë dhe duke nënvizuar vështirësinë me të cilën përballet rajoni në kontrollin e pandemisë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Brazili regjistroi 67.860 raste shtesë të virusit të mërkurën, së bashku me 1,284 vdekje të lidhura.
Kjo solli numrin e përgjithshëm të rasteve në vendin më të madh të Amerikës Latine në 2,227,514, ndërsa vdekjet u rritën në 82,771.
Ndërkohë, Argjentina fqinje regjistroi një “rekord të përditshëm” prej 5,782 raste të konfirmuara, shumica e tyre brenda dhe rreth kryeqytetit, Buenos Aires, duke çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në vend në 141.900.
E Peruja, që ka numrin e dytë të rasteve më të lartë në Amerikën Latine pas Brazilit, shtoi 3,688 persona të panumëruar më parë në numrin e vdekjeve të saj të mërkurën, duke bërë që numri i viktimave të arrijë në afro 17,500.
Numrat tregojnë për vështirësitë që kombet në të gjithë rajonin kanë pasur në kontrollin e pandemisë, pavarësisht strategjive të ndryshme për të luftuar shpërthimin.
Në Brazil, presidenti i krahut të djathtë Jair Bolsonaro vazhdimisht ka minimizuar seriozitetin e pandemisë, duke lënë kryetarët e bashkive dhe qeveritarët e shtetit të zbatojnë një pjesë të urdhrave të karantinës që janë relaksuar në mënyrë progresive.
Në anën tjetër, Argjentina dhe Peru miratuan bllokime të rrepta herët, por kurrë nuk arritën të eliminojnë transmetimin e virusit në komunitet, dhe, si në Brazil, udhëheqësit janë përballur me presion në rritje për të hapur ekonominë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInxhinierët ukrainas prodhojnë dronin që do të përdoret si nëndetëse për të sulmuar luftanijet ruse
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë
Hamasi publikon video të dy pengjeve të rrëmbyer më 7 tetor
Strela 10, mbrojtja kundërajrore ukrainase rrëzon dronin rus – pamje nga aksioni
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Grushte të fuqishme dhe hedhje në tokë, turko-gjermani Cinkara e fiton luftën ndaj boksierit kosovar Armend Xhoxhaj
Xhensila Myrtezaj rrëzohet në skenë, në nisje të performancës: Uroj të mos e keni kapur këtë
Njësiti special serb “Kobra” dyshohet të jetë pjesë e trajnimeve të grupeve terroriste pranë kufirit me Kosovën
Ish-legjenda e Liverpoolit tregon ‘arsyen e vetme’ që çoi tek përplasja e Salahut me Kloppin
NASA dhe Nokia po dërgojnë rrjetin 4G në hapësirë - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin?
Pamje të reja nga përplasja e Salahut me Kloppin tregojnë saktësisht se çfarë ka ndodhur