LAJMI I FUNDIT:

Në vend të lehtësimit, Belgjika shtrëngon masat për parandalimin e COVID-19

Në vend të lehtësimit, Belgjika shtrëngon masat për parandalimin e COVID-19

Në vend të “fazës së pestë” të lehtësimit të masave, Belgjika ka prezantuar masa të reja.

Për shkak të rritjes së numrit të infektuar rishtazi me virusin COVID-19, Këshilli i Sigurisë Kombëtare belge ka rivendosur masa më të rrepta në mënyrë që të parandalonte përhapjen e infeksionit.


Në vend të “fazës së pestë” të shpallur të largimit të masave emergjente, autoritetet belge morën një vendim për forcimin e rregullave dhe kufizimeve të reja.

Masat e reja i referohen mbajtjes së detyrueshme të maskave mbrojtëse në të gjitha hapësirat publike, por edhe mbajtja e distancave në tregje të ngjeshura, monitorimin e kontakteve të klientëve në kafene dhe bare, si dhe shkurtimin e orarit të punës të dyqaneve, transmeton Telegrafi.

Pasagjerët që vijnë në Belgjikë do të duhet të plotësojnë një formular 48 orë para se të hyjnë në vend, dhe të gjithë ata që vijnë nga zona që autoritetet belge i vlerësojnë si “epidemiologjikisht të pasigurta”.

Në Belgjikë, gjatë këtij muaji pati një rritje të dukshme të numrit të personave të infektuar nga coronavirusi, shkruan brusselstime.

Epidemiologët belgë paralajmërojnë për “fillimin e valës së dytë” të epidemisë, duke kujtuar faktin se 216 raste të reja të COVID-19 u raportuan të mërkurën.

Ndryshe, raportohet se numri është rritur në mesin e të rinjve të moshës 20 dhe 30 vjeç. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Nëna ukrainase e kapur nga Rusia përshkruan historinë e ndarjes nga fëmija për më shumë se një vit

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Ushtria ruse 'ka humbur' 1,250 ushtarë të tjerë në Ukrainë, në vetëm një ditë - humbje të mëdha edhe në armatim

Botë
Kalo në kategori