LAJMI I FUNDIT:

IKSHPK pranon 41 mijë komplete testimi, donacion nga Luksemburgu dhe Austria

IKSHPK pranon 41 mijë komplete testimi, donacion nga Luksemburgu dhe Austria

41 mijë komplete për testim të COVID-19 iu dorëzuan sot Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë, nga UNDP-ja në bashkëpunim me Luksemburgun dhe Austrinë.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj i cili ishte i pranishëm në këtë ceremoni theksoi rëndësinë e partneritetit dhe ndihmës ndërkombëtare gjatë këtyre kohërave të vështira.

“Pjesëmarrja ime këtu sot për të pranuar këtë donacion të fundit në emër të institucioneve dhe popullit të Kosovës, më bën shumë krenar që mund t’u them faleminderit miqve tanë ndërkombëtarë që janë duke na mbështetur në vazhdimësi për të kapërcyer këtë sfidë globale. Ne jemi duke punuar pandërprerë për të zvogëluar dhe parandaluar përhapjen e mëtejshme të pandemisë dhe ngadalë por sigurte, kemi rezultatet e para. Numri i madh i testeve që po marrim sot do të thotë shumë për mbrojtjen e shëndetit publik. Unë dua t’i falënderoj qeveritë e Luksemburgut dhe Austrisë për financim dhe UNDP-në për blerjen e këtij kontingjenti të kompleteve për testim”, tha Zemaj.


Në anën tjetër, ambasadori austrian, Christoph Weidinger, tha se është i lumtur që ky donacion do të rris numrin e testimeve.

“Më 28 maj, Z. Alexander Schallenberg, Ministri Federal i Austrisë për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare nënshkroi një marrëveshje me UNDP-në për dhurimin e fondeve për blerjen e kompleteve për testim. Është kënaqësi të jem sot këtu dhe të shoh që, më pak se dy muaj më vonë, testet kanë arritur në Prishtinë. Jam i lumtur që ky donacion do të rris numrin e testimeve dhe do të ndihmojë në zvogëlimin e përhapjes së virusit. Dua të falënderoj qeverinë e Luksemburgut për këtë donacion të përbashkët dhe UNDP-në për ndihmën në prokurimin e testeve ”, u shpreh Weidinger.

Drejtori i IKSHPK-së Naser Ramadani ka thënë se tash janë rritur edhe kapacitetet e testimeve. Ai ka thënë se do të rritet numri i testimeve edhe në 6 institutet rajonale.

“Kanë sjellë në kontingjentin më të madh të testeve laboratorike dhe kanë sjellë 41 mijë teste të cilat do të shërbejnë për diagnostikimin laboratorik të virusit COVID-19. Ne kemi rritur kapacitetet dhe do të vazhdojmë duke i rritur por për një kohë të shkurtër edhe në 6 institutet rajonale”, tha Ramadani.

Kompletet e testimit janë blerë me 500,000 EUR, nga marrëveshja me qeverinë e Dukatës së Madhe të Luksemburgut përmes Lux Development SA në vlerë të përgjithshme prej 1 milion EUR, gjysma e së cilës do të përdoret për ofrimin e ndihmës humanitare për 2000 familje, dhe marrëveshja me qeverinë austriake përmes Bashkëpunimit Austriak për Zhvillim në vlerë të përgjithshme prej 250,000 EUR. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Konfiskimi i armatimit në veri, Kurti: Siguria e njerëzve dhe e vendit - prioritet i Qeverisë

Siguri
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori