LAJMI I FUNDIT:

Gashi: Alarmante dhe shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në Prishtinë

Gashi: Alarmante dhe shqetësuese rritja e rasteve me COVID-19 në Prishtinë

Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Prishtinës, Bujar Gashi ka thënë se është alarmante dhe shqetësuese rritja e shpejtë dhe e vazhdueshme e rasteve të reja me COVID-19 në gjithë Kosovën, e sidomos në Prishtinë, ku janë edhe 1,209 raste aktive.

Gashi përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se që nga data 20 mars deri sot në Prishtinë janë konfirmuar 1963 raste me COVID-19, prej të cilave 1209 raste janë ende aktive.

Gjithashtu janë 732 raste të shëruara dhe zyrtarisht të konfirmuara 22 raste që kanë përfunduar me fatalitet.


“Mbajtja e maskës është një prej tri rregullave kryesore dhe masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së virusit dhe rëndimin e situatës edhe më shumë. Të gjithë e kemi obligim që të ruajmë  veten dhe të tjerët rreth nesh e të jemi të ndërgjegjshëm. Sepse vetëm bashkë mund të e tejkalojmë këtë sfidë! Vazhdoni t’i mbani maskat, dezinfektoni duart dhe mbani distancë”, ka shkruar Gashi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Pamje nga vizita e Jakup Krasniqit te varri i vëllait, më pas i takon familjarët në fshatin e tij

Lajme
Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp

Berisha: Do të dalin audio-incizime të tjera, do të na vijë turp

Lajme
Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Naser Hafizi arrestohet në Aeroportin e Prishtinës

Lajme
Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Kujtim Shala: Albin Kurti ka bërë tradhti kushtetuese me marrëveshjen e Brukselit dhe Ohrit

Lajme
Luzha: Publikimi i përgjimeve në kohë fushate çështje e zakonshme

Luzha: Publikimi i përgjimeve në kohë fushate çështje e zakonshme

Politikë
Kalo në kategori