LAJMI I FUNDIT:

Për herë të parë pas dy muajve dje nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19 në Maqedoni

Për herë të parë pas dy muajve dje nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19 në Maqedoni

Pas një periudhe të gjatë në Maqedoninë e Veriut, gjatë ditës së djeshme nuk është regjistruar asnjë rast vdekje nga COVID-19.

Ministria e Shëndetësisë dje publikoi informacione për bilancin ditor, ndërsa 163 raste rezultuan pozitiv si dhe u shëruan 69 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve nga coronavirusi ka arritur në 9412, ndërsa janë shëruar 4940.

Statistikat e Institutit për Shëndet Publik kanë treguar se në periudhën prej 13 deri 19 korrik, është ulur numri i rasteve të reja dhe personave të shëruar, ndërsa është rritur numri i personave të vdekur, në krahasim me javën paraprake.


Raste të reja janë regjistruar në 26 qytete, prej të cilëve shumica janë nga Shkupi (39.9%). Në 17 qytete, numri i rasteve të reja është nën 20.

Ajo që është interesante është se ka ndryshim në strukturën e moshës së personave të rinj të infektuar, gjegjësisht përqindja më e madhe janë të moshës 40 deri 49 vjeçare.

ISHP ka vërejtur edhe ulje për 2 përqind të personave të shtruar në spitale.

Në periudhën prej 13 deri 19 korrik, janë regjistruar 545 persona të shëruar të cilët kanë qenë të hospitalizuar dhe janë kuruar në kushte shtëpiake, që është për 472 persona më pak se në periudhën prej 6 deri 12 korrik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Paralajmërimi për bllokimin e pikave kufitare, Elshani: Gati për çdo skenar - qytetarët të shmangin lëvizjet pas orës 18:00

Blinera Mehmeti
Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Alarmon drejtori i Klinikës së Psikiatrisë – fëmijët 9 e 10 vjeç, përdorues drogash

Shëndetësi
Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Ish-deputeti i Listës Serbe, Ivan Todosijeviq intervistohet për falsifikim dokumentesh

Lajme
Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Togeri i FSK-së, diplomon në ShBA – merr çmimin studenti më i mirë nga të huajt

Lajme
Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Mbretëria e Bashkuar paralajmëron për rreziqe në veri, u kërkon qytetarëve të saj të shmangin udhëtimet dhe zonën e Urës së Ibrit

Lajme
“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

“Mitrovicë a i pe dy trima, a të rroku shungullima”, Musliu e PDK-së ironizon me ministrat e Qeverisë Kurti

Lajme
Kalo në kategori