Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se kryeministri Avdullah Hoti nuk ka përvojë të mjaftueshme që të udhëheqë dialogun me Serbinë duke thënë se kjo mungesë paraqet një hendikep për vendin në raport me Serbinë.
“Puna e dialogut është që bëhet fjalë për një proces jashtëzakonisht kompleks që kërkon aftësi negocimi në fushën e negociatave të karakterit ndërkombëtar të cilën Hoti nuk e ka. Ai s’e ka sepse nuk e ka mbuluar këtë fushë asnjëherë në karrierën e tij, qoftë si politikan qoftë si ekonomist. Është rrezik që të shkohet me eksperimente, pra nuk mund të thuash ta provojmë le të eksperimenton”.
“Problemi është që përballë e ka një president i cili e ka mbuluar këtë fushë dhe këtë dialog që së paku një dekadë. E dyta është që nuk ka qenë i përfshirë në asnjë nga proceset e shtetndërtimit, qoftë përgatitjeve rreth shpalljes së pavarësisë, nuk ka asnjë përvojë në negocimin e Pakos së Ahtisarit që t’i dijë detajet e koncesioneve që janë bërë. Ai nuk ka qenë i përfshirë për aq sa jemi ne të njoftuar në negociata intensive në Bruksel, njëherë me Thaçin kryeministër dhe pastaj me Mustafën”, tha Osmani në Rubikon të Klan Kosovës.
“Kjo është hendikep jashtëzakonisht i madh për cilindo qoftë, është sikur unë ta merrje përsipër ta menaxhoja fushën e shëndetësisë ose një fushë që nuk është as profesion as nuk e kam si përvojë. Në këtë rast pasojat janë për tërë vendin, sepse është një proces jetik jo vetëm për shtyllat themelore të shtetësisë por që përfundon me njohje”.
E pyetur për emërimin e Skender Hysenit në postin e koordinatorit nacional për dialogun, Osmani tha se Hyseni mund të udhëheqë dialog teknik, por jo edhe dialog politik.
“Unë mund ta jepja një vlerësim nëse do ta dija se cilat janë termat e referencës së punës së zotëri Hysenit. Nëse ne vazhdimisht kemi deklarata nga kryeministri që dialogu do të jetë vetëm i nivelit politik, Hyseni nuk është përfaqësues politik, as nuk ka marrë pjesë në zgjedhjet e fundit, as nuk ka ndonjë pozitë institucionale, rrjedhimisht unë nuk e di kënd e përfaqëson ai për dialog politik. Nëse është duke bërë dialog teknik, Qeveria duhet të dalë dhe të na tregojë se cili është ai dialog teknik, a do të merret me marrëveshjet e arritura deri tani dhe vlerësimin e zbatueshmërisë së tyre? Nëse janë tema të përfaqësimit politik, kjo duhet të sqarohet në detaje”.
Osmani shtoi se Hyseni ka pasë përvojë me negociatat e Ahtisarit, por se si Kuvend nuk e kanë të qartë kush do ta negociojë marrëveshjen finale në mes Hotit dhe Hysenit.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDiell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A