LAJMI I FUNDIT:

PDK nuk mori pjesë sot në takim me Hotin, thonë se nuk kishin ftesë zyrtare që qartëson formatin e qëllimin e takimit

PDK nuk mori pjesë sot në takim me Hotin, thonë se nuk kishin ftesë zyrtare që qartëson formatin e qëllimin e takimit

Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi ka dhënë tri arsye se pse partia nuk ka marrë pjesë sot në takim me kryeministrin Avdullah Hoti ku do të flitej për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

Njëra ndër arsyet, siç tha Bytyçi ishte se, PDK-ja nuk ka marrë ftesë zyrtare nga kryeministri Hoti për të qartësuar formatin dhe qëllimin e takimit.

Ai tha se është shqetësuese që “ftesat e kryeministrit Hoti vazhdojnë të mbesin në nivel të ftesave të studiove televizive”, përcjell Telegrafi.


“Qeveria Hoti ka shfaqur amatorizëm të skajshëm sa i përket politikës së jashtme dhe dialogut. Nuk mund të shkosh në Bruksel për dialog, i papërgatitur, pa plan e pa mbështetje të gjerë të spektrit politik, e pastaj të kthehesh në Kosovë për të organizuar kinse një forum të liderëve për këtë çështje. Është shumë shqetësuese që ftesat e kryeministrit Hoti vazhdojnë të mbesin në nivel të ftesave të studiove televizive. Partia Demokratike e Kosovës, sot nuk mori pjesë në takimin e ftuar nga z. Hoti për tri arsye: 1. Ka munguar ftesa zyrtare nga kryeministri Hoti që qartëson formatin dhe qëllimin e këtij takimi. 2. Takimet e tilla duhet mbahen gjithmonë në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty edhe ku e kanë vendin partitë politike parlamentare. 3. Takimet e tilla nuk duhet të organizohen vetëm për të thënë që jemi duke u angazhuar për një temë të caktuar. Pra, eksperimentimi dhe improvizimi nuk ka vend për tema të rëndësisë së madhe siç është dialogu final në mes të Kosovës dhe Serbisë”, shkruan Bytyçi.

Ai tha se, “PDK ka qenë gjithmonë e gatshme dhe konstruktive në raport me temat e mëdha e me rëndësi të veçantë për Kosovën. Por, improvizimet e tilla janë thjeshtë për keqardhje edhe meritojnë me plotë të drejtë injorimin tonë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori