LAJMI I FUNDIT:

KRU ‘Hidrodrini’ njofton se do të ketë reduktime me furnizim të ujit të pijshëm

KRU ‘Hidrodrini’ njofton se do të ketë reduktime me furnizim të ujit të pijshëm
Foto: Ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidrodrini” njofton konsumatorët, se si pasojë e mungesës së reshjeve, ka filluar zbatimin e reduktimeve të ujit të pijshëm me orare të caktuara.

Sipas kompanisë reduktimet do të janë për disa zona të mbulueshmërisë.


“Reduktimet vijnë, bazuar në strategjinë që askush të mos mbetet fare pa shërbimet e ujit. Për ta zbatuar këtë strategji, në këtë fazë, ju njoftojmë se, fshatrat e Lugut të Leshanit dhe Lugut të Baranit, i nënshtrohet reduktimeve të përditshme nga ora 08:00 e mëngjesit deri në ora 19:00. Me aplikimin e kësaj strategjie, zonat të cilat kanë pësuar deri më tash, duke qenë pa ujë të pijshëm deri në 24 orë, siç ka ndodhur me Vitomericën dhe disa Bashkësi të mëdha në qytet (Pejë) me mungesë shtypjeje të vazhdueshme 24 orëshe, tani i rikthehen normalitet në shpenzim dhe orar të kontrolluar. Ritheksojmë se Reduktimet pasojnë si rezultat i rënies së theksuar të nivelit të ujit në burime”, njofton kompania, përcjell Telegrafi.

KRU “Hidrodrini” thotë se, oraret vlejnë deri në njoftimin e radhës, duke rikujtuar se po merr masa të ashpra ndëshkuese për keqpërdoruesit e ujit. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence

Grand Residence Prizren
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online

Ekonomi
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori