LAJMI I FUNDIT:

Nga sot pritet fillimi i testimeve serologjike për COVID-19 në kryeqytet

Nga sot pritet fillimi i testimeve serologjike për COVID-19 në kryeqytet

Që nga sot në kryeqytet pritet të fillojnë testimet serologjike për COVID-19, të cilat do të bëhen në Qendrën e Studentëve.

Personat me sëmundje kronike, të tjerë që janë të konfirmuar me COVID-19 dhe me simptoma më të rrezikuara do të jenë prioritet për testim serologjik.

Për këtë ka njoftuar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili ka thënë se janë pranuar makinat e para, si edhe testet serologjike për COVID-19 në këtë komunë, ndërsa janë testuar 60 personat e parë.


“Nga e hëna do të fillojmë edhe me testim të qytetarëve, duke prioritizuar grupet e rrezikuara me simptoma. Momentalisht, jemi me kapacitet rreth 100 teste në ditë, e brenda dy javësh do të jemi me kapacitet rreth 400 në ditë. Synimi primar në fillim është që përmes hulumtimit me 1000 persona në Prishtinë ta dimë saktë përqindjen e atyre që e kanë pasur virusin. Me një mostër të personave që kanë rezultuar pozitiv në Prishtinë që nga marsi (1600 total – mostra rreth 600 të kuptojmë imunitetin, sa krijohet, te kush, dhe sa gjatë zgjat). Na priftë e mbara në këtë kapitull të ri”, ka shkruar ai në Facebook.

Ndryshe, dje u konfirmuan 118 raste me coronavirus dhe 157 të shëruar.

IKSHPK ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 5,735 raste nga 31,056 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 135 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 157 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 2,968 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2,632”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Nikolloski: Shqipëria nuk do të bëhet kurrë anëtare e BE-së

Politikë
“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

“Ka me pasë shumë akuza, ndoshta edhe arrestime”, Abrashi i LVV-së: Kjo është arma e fundit e opozitës, prokuroria e kapur

Lajme
“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

“Me duart tona”: Romët që u detyruan të pastrojnë krimet e Serbisë në Kosovë

Lajme
Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Vrasja në Mitrovicë, Policia: Nuk dihet identiteti i të dyshuarit, hetuesit po punojnë në atë drejtim

Kronika e Zezë
Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Benjamin: Nuk dihet qartë se kush e financon dezinformimin në Kosovë

Lajme
Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Kërkohet prezencë më e madhe e policisë në njëvjetorin e sulmit terrorist në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori