Kroati i Bosnjës, Zheljko Komshiq, që është anëtar i Presidencës së Bosnje Hercegovinës, thotë se Beogradi duhet të pranojë realitetin me Kosovën, dhe atëherë gjërat bëhen më të thjeshta.
Në një intervistë për Deutsche Welle, Komshiq thotë se “nëse do të jesh realist dhe pragmatik: Kosova është një shtet i pavarur. Kjo është situata. Pritet vetëm që Beogradi të pranojë këtë fakt. Atëherë gjërat do të bëhen më të thjeshta”.
Pikërisht në 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës filloi një raund i ri bisedimesh mes Kosovës dhe Serbisë. A po përgatitet Bosnje-Hercegovina ta njohë Kosovën?
Komshiq: Nuk është se nuk dihet, se për këtë nuk ka një konsesus në presidiumin shtetëror. Zoti Dodik, anëtari serb i presidiumit është tërësisht kundër që ta njohim Kosovën. Por nëse do të jesh realist dhe pragmatik: Kosova është një shtet i pavarur. Kjo është situata. Pritet vetëm që Beogradi të pranojë këtë fakt. Atëherë gjërat do të bëhen më të thjeshta.
Si i shikoni protestat e fundit në Beograd?
Komshiq: Këtu po përdoret pandemia e coronës për një lloj rebelimi. U duk shpejt, që kjo nuk kishte të bënte me pandeminë. Gjithçka të thotë, se këtu ka një strukturë politike të organizuar, që i fsheh qëllimet politike pas fasadës së Coronës. Qëllimi është që të bëhet e pamundur një ujdi mes Beogradit dhe Prishtinës.
E kujt i shërben kjo?
Komshiq: Kjo është në interes të së djathtës ekstreme dhe fashistëve në Serbi si edhe mbështetësve të tyre në Evropën Lindore.
Në rast se Kosova do të njihej nga Serbia, mund të ndodhë që Bosnje-Hercegovina të humbasë entitetin serb, Republikën Srpska?
Komshiq: Si do të bëhet kjo? Kosova dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë të krahasueshme. Bosnja u krijua si shtet mbi bazën e rezultateve të Komisionit ndërkombëtar Badinter. Bosnja ishte në Jugosllavinë e dikurshme një republikë federale me të drejtën e vetëvendosjes, që në vitin 1992 u vu në jetë me referendum. Kosova kishte statusin e një province autonome (brenda Serbisë). Kjo nuk është e krahasueshme si nga kushtetuta e Jugosllavisë së atëhershme ashtu edhe nga e drejta ndërkombëtare.
Por Milorad Dodik, anëtari serb në presidiumin boshnjak dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë deklaruar disa herë si skenar të mundshëm atë të shkëputjes së Republikës Srpska dhe lidhjen e saj me Serbinë…
Komshiq: Ata i bënë përpjekjet në luftë në vitet 1992-1995. Ata duhet të kujtojnë, se si përfundoi kjo atëherë. Dhe atë, se çfarë ndodhi me politikanët serbë, që atë kohë ishin paraardhësit e tyre në poste dhe se ku përfunduan ata. Nëse unë do të isha në vendin e Dodikut dhe Vuçiqit, nuk do të luaja me zjarrin.
Si i vlerësoni deklaratat e kryeministres serbe Brnabiq në intervistë me Deutsche Ëellen, se në Srebrenicë nuk pati gjenocid?
Komshiq: Ajo që thotë Brnabiq nuk ka rëndësi. Ajo i shërben vetëm qëllimeve të brendshme politike në Serbi, ndoshta në rajon. Do të ishte mirë, që më në fund në këto struktura qeverisëse, veçanërisht në Serbi, aparati shtetëror i së cilës ishte pjesëmarrës në kryerjen e gjenocidit, të vijnë njerëz, që e kanë kapacitetin dhe guximin njerëzor të thonë: “Po ishte gjenocid.”
Pse nuk e ka Bosnje-Hercegovina një ligj kundër mohimit të gjenocidit?
Komshiq: Për shkak të situatës politike ne nuk jemi për fat të keq në gjendje të miratojmë një ligj. Sipas qëndrimit tim është përgjegjësi civilizuese, të dënohet jo vetëm mohimi i gjenocidit, por edhe i Holokaustit. Përfaqësues nga organizata për të drejtat e njeriut i janë drejtuar disa herë Përfaqësuesit të Lartë për Bosnje-Hercegovinën për të lëshuar një ligj të tillë, sepse ai ka kompetencën për të ashtuquajturat “Kompetencat e Bonit”, por pa sukses.
Çfarë duhet të bëhej, në mënyrë që të tre anëtarët e presidiumit shtetëror të Bosnje-Hercegovinës të zgjidhen nga të gjithë qytetarët e jo nga secili grup etnik?
Komshiq: Ky do të ishte një koncept, që me dëshirë do të shihja në Bosnje-Hercegovinë. Modeli i popujve konstituues është i tejkaluar. Ai e kishte funksionin në ish-Jugosllavi. Kur kjo u shpërbë, e tregua, se ky koncept ishte i tejkaluar, dhe nuk i përgjigjet as situatës aktuale. Ai instrumentalizohet për të çuar përpara prishjen e Bosnjes dhe Hercegovinës.
Cila është alternativa?
Komshiq: Koncepti i Bashkimit Evropian, ku të drejtat e njeriut dhe dinjiteti i çdo individi mbrohet. Pa shikuar, nëse dikush është serb, kroat apo boshnjak, romë apo hebre. E kjo qëndron në ekspertizën e Komisionit Evropian. Bosnja duhet të jetë një shtet i njerëzve të lirë dhe të barabartë dhe jo i popujve konstituues. /DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A